
Ish Komandanti i UÇK-së dhe deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu ka marrë pjesë sot në Marshin për Drejtësi së bashku me familjen e tij.
Ai ka thënë se sot në Prishtinë UÇK-ja e bashkoi sërish popullin në kërkim të Lirisë për Çlirimtarët, transmeton Veriu info.
Postimi:
Krejt Kosova UÇK🇦🇱
Sot në Prishtinë UÇK-ja bashkoi sërish popullin në kërkim të Lirisë për Çlirimtarët.
Në mbrojtje të luftës së shenjtë të UÇK-së.
Populli sot tregoi se nuk lejon qe Historia të rishkruhet.










