Sot ka filluar gjykimi i krerëve të UÇK-së, në Hagë ku prokuroria e specializuar po prezanton pretendimet e saj, raporton Gazeta Online Veriu.info.
Prokuroria po pretendon se nuk po gjykohet UÇK-ja, por vetëm individët e akuzuar.
Ndaj kësaj situate ka reaguar gazetari kosovar, Vehbi Kajtazi, i cili ka shkruar se kushdo që thotë se në Hagë nuk po gjykohet UÇK-ja ose bë politikë ose është anti UÇK.
“Nese ka prova, kurre mos dalshin prej burgu! Nese provohet se me ane te akuzes “ndermarrje e perbashket kriminale” te vertetohet fajesia, atehere kjo e kriminalizon luften çlirimtare dhe te drejten per vetembrojtje.” – shkruan Kajtazi.
Postimi i plotë:
Kushdo qe thote se ne Hage nuk po gjykohet UÇK-ja, ose ben politike, ose eshte anti UÇK.
Akuza per ndermarrje te perbashket kriminale eshte kriminalizim i luftes per liri.
Prokuroria duhet te gjeje prova per veprimet dhe krimet e te akuzuarve.
Nese ka prova, kurre mos dalshin prej burgu!
Nese provohet se me ane te akuzes “ndermarrje e perbashket kriminale” te vertetohet fajesia, atehere kjo e kriminalizon luften çlirimtare dhe te drejten per vetembrojtje.
Shteti, (kryeministri, presidentja) sot do te duhej te ishte i mobilizuar per ta mbrojtur kete te drejte, e jo ta fshehin koken si struc.
Kroacia ka bere pikerisht kete. E ka rrezuar akuzen per “ndermarrje te perbashket kriminale”. Krejt shteti ka qene i angazhuar.
Fale ketij angazhimi, gjenerali legjendar kroat, Gotovina sot eshte i lire.













