Presidentja Vjosa Osmani është konflikuar live me gazetërt, kur është pyetur nga ta për deklarimet e bashkëshortit të saj, Prindon Sadriu.
Osmani ka thënë “se ju lejuam veç për pamje, ofendim çka po bëni”, ju ka thënë Osmani, gazetarëve.
Këshilltarët e Presidentes, veprimin e gazetarëve e kanë quajtur të pakumtimt, derisa stafi i sigurimit të Presidentes i ka nxjerrë ata jashtë.
Të martën, më 8 shkurt, është raportuar se si Osmani-Sadriu, ish-deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka shpenzuar rreth 4 mijë euro për derivate, pavarësisht se nga viti 2012, ka konfirmuar se jeton në Prishtinë.
Pas këtij shkrimi ka reagur Prindon Sadriu, bashkëshorti i Presidentes, duke i quajtur mediat “ndërrmarje e përbashkët kriminale”, deklaratë kjo për të cilën ka reaguar Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, Bashkimi Europian, amabasadat, eurodeputetja Viola von Cramon, dhe të tjerë.














