
Jakup Krasniqi, ish-zëdhënës i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), ka mbajtur fjalim në Hagë ku po gjykohet nga Gjykata Speciale.
Krasniqi në mënyrë kronologjike ka treguar për veprimtarinë politike për çlirim, përfshirë edhe funksionin e tij si zëdhënës në UÇK.
Gjykata Speciale po pretendon se UÇK-ja ka qenë pasur një strukturë mirë të organizuar, por Krasniqi tha se vetëm kanë tentuar të japin përshtypje që janë mirë të organizuar për ta mundësuar rezistencën.
“Përkundër të gjitha të metave dhe vështirëve që na kanë karakterizuar gjatë luftës, në rolin tim jam si zëdhënës I UCK-së përpjekur të krijoj përshtypje që jemi një strukturë e organizuar mirë sepse kjo ishte mënyra e vetme për të mbajtur gjallë shpresat për një rezistencë të mirëfillt, prandaj deklaratat e mia duhet të shihen në funksionon të propagandës për të afirmuar luftën tonë çlirimtare”, ka thënë Krasniqi në fjalimin e tij.
Ai ka folur për të gjitha krimet që i ka kryer Serbia në Kosovë, duke përmendur edhe emrat e fëmijëve të vrarë në Prekaz.
Mendje e ka treguar një histori me Adem Demaçin se çfarë i tha pas asaj ngjarje me familjen Jashari.
“Jakup nuk ka fitore dhe pa luftë. Unë e dija që ky ishte çmimi i lirisë. Unë po qaja për fëmijët, për ata që nuk patën mundësi. Në ato momente më është bërë e qartë gjithçka“, ka thënë Krasniqi.
Po ashtu, Krasniqi tha se nuk duhet t’ia marrin librat e tij të shkruara gjatë luftës si prova, duke thënë se Specialja i ka marrë në shtëpi edhe letra të cilat i ka dërguar nga burgu paraluftës. /Express










