
Sot është bërë një vit nga vdekja e biznesmenit dhe humanistit mitrovicas, Mustafë Fazliu, shkruan Veriu.info.
Me fjalë emocionuese e ka përkujtuar djali i tij, Burim Fazliu, i cili ka shkruar për mallin dhe krenarinë që ka për babin e tij.
Mustafë Fazliu ishte themelues i kompanisë së konstruksioneve të betonit, TehnoBurimi, tani lidere në tregun kosovar dhe më gjerë, ku tani udhëhiqet nga djali i tij Burim Fazliu.
Postimi i plotë nga Burimi:
Sa vështirë e kam sot të shkruajë përkujtimin për ty babë., vitet po ecin dhe malli për ty, po shtohet . Sot më 05.04.2023 u bënë 1 vite nga vdekja ,do të kujtoj përherë me krenari dhe respekt..! Baba im 💔












