Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Brnabiq në takim me Sarrazin-in, insiston në themelimin e Asociacionit

05/04/2023 - 14:48
në Lajme
A A
Brnabiq në takim me Sarrazin-in, insiston në themelimin e Asociacionit
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq, priti në takim emisarin e posaçëm gjerman Manuel Sarrazin, me të cilin diskutuan rreth Marrëveshjes Bazë për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, marrëveshje kjo e cila, sipas Brnabiq, duhet të parapritet nga formimi i Asociacionit të Komunave me Shumcië Serbe.

Në njoftim për media të lëshuar nga Kryeministria e Serbisë, Brnabiq tha se presin zbatimin e marrëveshjeve ekzistuese “dhe mbi të gjitha themelimin e Asociacionit të Komunave [të banura me shumicë] Serbe”.

Para takimit, Manuel Sarrazin, i dërguari i Qeverisë Federale të Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, tha se Asociacioni i komunave me shumicë serbe tashmë “është gëlltitur” nga Kosova, përcjell Gazeta Express.

Këtë deklaratë Sarrazin e bëri pasi të hënën u takua me kryeministrin Albin Kurti në rezidencën e ambasadorit gjerman në Prishtinë, Jorn Rohde, i cili e kishte fruar shefin e qeverisë kosovare në një “darkë pune”. I pranishëm aty ishte edhe përfaqësuesi special i Austrisë për Ballkan Perëndimor, Johannes Eigner. Kurti, gjithashtu e kishte me vete edhe ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli dhe kryetaren e grupit parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusarin.

“Përshtypja ime është se kjo, për palën kosovare, tema shumë e vështirë e Asociacionit të komunave me shumicë serbe tashmë është gëlltitur. Si Gjermania, ashtu edhe partnerët ndërkombëtarë kanë qenë gjithmonë të qartë për faktin se presim që Kosova ta përmbushë këtë dhe përshtypja ime është se kjo tani është pranuar edhe në Prishtinë. Mund ta kem gabim, por kjo është përshtypja nga takimet e mia në Prishtinë – se ata kanë bërë një hap përpara. Dhe ne presim që ata ta tregojnë atë në terren në ditët dhe javët në vijim”, tha i dërguari i Gjermanisë në një intervistë për KoSSev.

Sarrazin e nisi këtë javë me vizitën në Kosovë dhe foli për mediumin serb pak para se të nisej për në Beograd.

Ai tha se marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë e arritur më 18 mars në Ohër paraqet një shans të rëndësishëm për të gjithë rajonin në rrugën drejt Bashkimit Europian. Megjithatë, zbatimi është çelësi për ta bërë këtë një “histori vërtet të madhe suksesi”, tha ai.

“Shumë njerëz në rajon do të thonë se unë jam një idiot sepse besoj në lëvizjet pozitive, por si pjesë e Procesit të Berlinit, ne kemi treguar se është e mundur të arrihen marrëveshje pozitive nëse mendoni pozitivisht, dhe unë mendoj se Ohri mund të jetë një pikë kthese”, tha ndër tjerash Sarrazin.

Gjermania, shtoi ai, u përpoq më së shumti të ndihmonte për ta arritur këtë marrëveshje në Ohër, por gjithashtu, pranoi ai, “ushtronte presion të fortë mbi të dyja palët për të rënë dakord”.

“Ne po përpiqeshim t’u thoshim atyre – dëgjoni, ky është shansi juaj, mos e humbisni këtë shans, mund të mos merrni shumë të reja”, tha i dërguari i qeverisë gjermane.

Ai megjithatë vlerëson se shumë nuk besojnë në “vullnetin politik që u shfaq në Ohër”.

“Prandaj, është vendimtare të dëshmohet vullneti politik tani, përmes zbatimit”, tha ai.

Edhe pse ka refuzuar të flasë më hollësisht për kuptimin e termit “vetëmenaxhim për serbët”, Sarrazin thekson se tashmë është e qartë se marrëveshjet e vitit 2013 dhe 2015, Asociacioni i komunave me shumicë serbe duhet të zbatohet.

“Dhe neni 7 përshkruan se si duhet të bëhet. Megjithatë, nuk do të komentoj qartë se cila është saktësisht shkalla e pushtetit, është jashtë kompetencës sime. Është e rëndësishme që ne ta gjejmë një mënyrë për të arritur në procesin e gjetjes së qëllimit të duhur, lartësinë e këtyre pyetjeve. Kjo është diskutuar në dialog”, tha ai.

Megjithatë, Sarrazin beson se Prishtina ka pranuar ta përmbushë këtë obligim dhe pret ta tregojë.

Ai pranon se Kosova dhe Serbia kanë vizione të ndryshme për Asociacionin, por gjithashtu beson se është e mundur të arrihet një marrëveshje “me të cilën të dyja palët duhet të pajtohen”.

“Mendoj se paraqet njëfarë progresi që nga hedhja e gazit lotsjellës kundër ndonjë Asociacioni erdhi deri te ‘nuk do të pajtohem me atë që është vizioni i Serbisë’. Pra, le të përpiqemi të marrim diçka atje”, tha Sarrazin.

Bislimi e Petkoviq u takuan dje, çfarë thanë për Asociacionin

Kryenegociatorët Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq u takuan të martën në Bruksel për të folur rreth zbatimit të marrëveshjes së fundit.

Duke folur për Asociacionin, Bislimi tha pas takimit se “Ideja është që të prezantohet një draft fillestar i grupit të menaxhmentit”.

“Ka pak paqartësi se si duhet të ecë procedura, kujt duhet t’i prezantohet së pari e si”, tha ai.

Petkoviq, ndërkaq tha se për herë të parë në vitet e fundit, janë bërë “hapat më konkretë drejt formimit të ASK-së dhe se çfarë duhet të bëj ekipi menaxhues, në pajtim me marrëveshjet e viteve 2013 dhe 2015”.

Për këtë takim, ndërmjetësi i angazhuar nga Bashkimi Europian, Miroslav Lajçak, bëri të ditur të martën vonë se e ka njoftuar në një takim edhe këshilltarin e Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet.

“Ne u pajtuam për nevojën e zbatimit të menjëhershëm në mirëbesim”, shkroi Lajçak në Twitter.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    154 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë