Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Presidentja për Die Presse: Drejtësia do të triumfojë, UÇK-ja ka bërë luftë çlirimtare për mbrojtjen e njerëzve të pambrojtur

05/04/2023 - 19:28
në Kryesore, Lajme
A A
Presidentja për Die Presse: Drejtësia do të triumfojë, UÇK-ja ka bërë luftë çlirimtare për mbrojtjen e njerëzve të pambrojtur
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Në një intervistë për gazetën austriake “Die Presse” dhënë ditë më parë, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu, ka kritikuar ministrin e Jashtëm të Serbisë Ivica Daçiq, ka folur për sukseset dhe vijat e kuqe në bisedimet me Serbinë dhe ka paralajmëruar për përpjekjet e Moskës për destabilizim.

Gjithashtu, Osmani ka komentuar edhe nisjen e procesit gjyqësor në Hagë kundër ish-eprorëvë të UÇK-së.

Ajo ka thënë se UÇK ka bërë luftë çlirimtare dhe ka mbrojtur njerëzit pa mbrojtje.

Intervista e plotë:

Die Presse: Kosova dhe Serbia kanë rënë dakord në parim për planin e BE-së për normalizimin e marrëdhënieve të ndërsjella. A do t’i afrojë kjo këto dy vende?

Vjosa Osmani-Sadriu: Jo më afër njëri-tjetrit, por më afër BE-së. Suksesi në procesin e udhëhequr nga BE-ja do të sjellë më shumë stabilitet në rajon. Marrëveshja trajton Kosovën dhe Serbinë si palë kontraktuese të barabarta për herë të parë. Përmessaj, Serbia e njeh integritetin tonë territorial në përputhje me Kartën e OKB-së dhe marrëveshja e siguron njohjen reciproke të dokumenteve dhe simboleve kombëtare. Më e rëndësishmja, në marrëveshje thuhet se Serbia nuk do ta kundërshtojë më anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare.

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë së fundmi në Vjenë se Serbia nuk do të pajtohet me anëtarësimin e Kosovës në OKB. Kjo është një shkelje e qartë e marrëveshjes. Neni 4 i marrëveshjes e bën të qartë se Serbia nuk do ta pengojë pranimin e Kosovës në asnjë organizatë ndërkombëtare. Por, ne e dimë se kush është pengesa e vërtetë: nuk është Serbia, është Rusia. Për shkak të drejtës së vetos, është Rusia e cila mund të shkaktojë probleme me pranimin e Kosovës në OKB. Me kalimin e kohës do ta zgjidhim edhe këtë. Aktualisht prioritetet tona janë anëtarësimi në NATO, anëtarësimi në organizata si Këshilli i Evropës dhe sigurisht integrimi në BE.

Daçiq ka thënë në Vjenë se Kosova duhet së pari të zbatojë marrëveshjen e vjetër për krijimin e asociacionit të komunave serbe. Vetëm atëherë Beogradi do të ndërmarrë hapat e ardhshëm në zbatimin e planit të normalizimit. Një plan i tillë nuk është i përfshirë në marrëveshjen që kemi arritur me Beogradin në Ohër. Por nuk mendoj se shumë njerëz në bashkësinë ndërkombëtare e marrin seriozisht zotëri Daçiq dhe atë që ai bën. Ai tashmë në karrierën e tij politike ka treguar se ndryshon pozicione çdo ditë.

Pse Kosova nuk dëshiron ta zbatojë marrëveshjen për krijimin e asociacionit serb të komunave? Cili është problemi?

Vjosa Osmani-Sadriu: Problemi kryesor është Serbia. Për shembull, nëse Austria do ta kërkonte një shoqatë të veçantë për austriakët në Kosovë, ne nuk do të shqetësoheshim aq. Austria e njohu Kosovën si shtet. Nuk është qëllimi i Austrisë ta minojë pavarësinë tonë. Serbia nuk dëshiron të avancohen të drejtat për serbët në Kosovë. Përkundrazi, ajo përdorë strukturat e saj ilegale në veri të Kosovës për t`i kërcënuar serbët që jetojnë atje. Ata thjesht duan ta bëjnë Kosovën jofunksionale si shtet, siç kanë bërë me Republikën Srpska në Bosnje e Hercegovinë. Ata duan një Milorad Dodik të dytë (President i Republikës Srpska) në Kosovë.

Dhe si mund të zgjidhet kjo?

Vjosa Osmani-Sadriu: Nëse Kosova i respekton zotimet në kuadër të marrëveshjes, do të kujdeset të veprojë në përputhje me kushtetutën. Në vendimin e Gjykatës Kushtetuese po ashtu përmendet nevoja për respektimin e parimit të multietnicitetit. Një shoqatë e komunitetit serb do të duhej gjithashtu të respektonte të drejtat e grupeve të tjera etnike që jetojnë aty. Ne e kemi një vijë të kuqe: nuk duhet të ketë të drejta ekzekutive për një strukturë paralele administrative serbe. Por në të njëjtën kohë, natyrisht, ne do t`i zbatojmë të gjitha të drejtat dhe liritë e pakicave sipas standardeve evropiane. Kjo duhet të shkojë paralelisht me zbatimin e pikave të tjera të marrëveshjes, siç është njohja e simboleve kombëtare. Serbia ka treguar se nuk dëshiron ta zbatojë këtë. Ne presim që edhe nëse Serbia vazhdon me bllokada, partnerët tanë do të mbështesin integrimin ndërkombëtar të Kosovës.

Si duhet të vazhdojnë bisedimet me Serbinë?

Vjosa Osmani-Sadriu: Në takimin e radhës në prill duhet të merremi kryesisht me personat e zhdukur në luftë. Si presidente e Kosovës, jam e përkushtuar që këtë ta bëj prioritet të dialogut. Na duhet një marrëveshje përmes së cilës Serbia i hapë arkivat e saj për ta sqaruar fatin e të zhdukurve me dhunë. Bëhet fjalë për më shumë se 1600 persona, përfshirë gra dhe fëmijë.

Çfarë ndikimi ka lufta në Ukrainë në Kosovë dhe rajon në tërësi?

Vjosa Osmani-Sadriu: Rusia ka një ndikim negativ në rajon, të cilin po përpiqet ta destabilizojë me ndihmën e aleatit të saj, Serbisë. Sa herë që ka një krizë në Ballkan, ne duhet ta shohim nga një prizëm më i gjerë: respektivisht, pretendimet e Rusisë për hegjemoni mbi Evropën. Duhet të kemi shumë kujdes që ky ndikim i dëmshëm të mos përhapet. Kosova aspiron të jetë në anën e duhur të historisë, jo vetëm ekonomikisht por edhe politikisht. Ne e mbështesim Ukrainën. Në të njëjtën kohë, Rusia do të përpiqet ta destabilizojë Kosovën me ndihmën e Serbisë.

A po bën BE-ja mjaftueshëm për të kundërshtuar ndikimin rus dhe kinez në Ballkan?

Vjosa Osmani-Sadriu: Nëse ka një vakum të prezencës së BE-së, Rusia dhe Kina do të përfitojnë prej kësaj. Kosova nuk e lejoi depërtimin e kësaj influence. Ne jemi i vetmi vend në rajon që nuk marrim pjesë në projektin e Rrugës së Mëndafshit të Ri të Kinës. Ne, po ashtu, nuk e lejojmë Rusinë të ushtrojë ndikim në Kosovë. BE-ja nuk duhet ta akomodojë Serbinë. E kuptoj që BE-ja dëshiron ta largojë Serbinë nga Rusia. Por, kjo nuk guxon të bëhet në kurriz të Kosovës. Tani që Bosnja e Hercegovina është gjithashtu një vend kandidat në BE, është koha që procesi i anëtarësimit në BE të hapet edhe për Kosovën. Ne jemi më përpara se shumë të tjerë. Shembuj konkret janë sundimii i ligjit apo mbrojtja e pakicave. Pra, ne meritojmë të fillojmë procesin e anëtarësimit.

Të hënën në Hagë fillon gjykimi i paraardhësit tuaj Hashim Thaçi. Atje ai akuzohet për krime lufte së bashku me ish-udhëheqësit e tjerë të UÇK-së. Çfarë do të thotë kjo për Kosovën?

Vjosa Osmani-Sadriu: Jam e sigurt se drejtësia do të triumfojë. Dhe se në fund të këtij procesi do të konfirmohet se Ushtria Çlirimtare e Kosovës- UÇK-ja ka bërë luftë çlirimtare për mbrojtjen e njerëzve të pambrojtur. Ata mbrojtën vendin dhe popullin e tyre kundër regjimit gjenocidal të Sllobodan Millosheviqit.

JU REKOMANDOJMË

Peci për protestën e komunave: Nuk e kanë hallin e qytetarit, por pazaret politike

Faton Peci ua kthen me të mirë votat mërgimtarëve: Ua kursen 1 euro për parking – parkingje falas për veturat me targa ndërkombëtare
01/09/2026 - 09:37

Komunat e Kosovës sot do të protestojnë në Prishtinë, kundër asaj që e konsiderojnë cenim të kompetencave dhe të drejtave të tyre ligjore nga niveli qendror. Protesta është...

Më shumëDetails

Ky është çmimi i naftës e benzinës sot në Kosovë

Zyrtarët amerikanë paralajmërojnë: Çmimet e naftës do të jenë të larta të paktën deri në korrik
01/09/2026 - 09:18

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka përcaktuar çmimet maksimale të lejuara për shitjen e derivateve të naftës për sot. Sipas vendimit të MINT-it, çmimi maksimal për...

Më shumëDetails

PDK e AAK i bëjnë thirrje partisë fituese: Kthehuni në Kuvend, ndaleni bllokadën institucionale

PDK e AAK i bëjnë thirrje partisë fituese: Kthehuni në Kuvend, ndaleni bllokadën institucionale
01/09/2026 - 09:09

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe Aleancës kanë mbajtur sërish aksion para objektit të Qeverisë së Kosovës, duke kërkuar konstituimin e Kuvendit dhe funksionalizimin e institucioneve...

Më shumëDetails

Kadrijaj flet për marrëveshjen VV-LDK: S’ka transparencë, Kurti të kthehet në Kuvend

Kadrijaj flet për marrëveshjen VV-LDK: S’ka transparencë, Kurti të kthehet në Kuvend
01/09/2026 - 08:56

Deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj, gjatë aksionit të sotëm para Qeverisë së Kosovës, ka folur rreth marrëveshjes së arritur mes VV-së dhe LDK-së për presidentin. Ajo tha se...

Më shumëDetails

Plani i Trumpit zemëron Evropën: Uashingtoni u dërgon miliona dollarë mediave të krahut të djathtë

Plani i Trumpit zemëron Evropën: Uashingtoni u dërgon miliona dollarë mediave të krahut të djathtë
01/09/2026 - 08:45

Administrata e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, planifikon të ndajë 4 milionë dollarë për të forcuar mediat e krahut të djathtë në Evropë, pjesë e një pakete më...

Më shumëDetails

Kjo është gjendja e fundit në pikat kufitare të Kosovës

20 minuta pritje për të dalë nga Kosova
01/09/2026 - 08:30

Sipas të dhënave të fundit për fluksin në pikat e kalimit kufitar, qarkullimi i automjeteve po zhvillohet pa vonesa të mëdha Në shumicën e pikave kufitare, hyrjet dhe...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    155 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë