
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, priti sot senatorin amerikan Steve Danes ku theksoi se marrëdhëniet dhe bashkëpunimi me SHBA-në janë të një rëndësie të madhe për Serbinë.
“Vuçiq ia prezantoi senatorit Danes zhvillimet aktuale në rajon, duke theksuar se Serbia promovon një agjendë pozitive bashkëpunimi në Ballkanin Perëndimor, si parakusht për paqen dhe stabilitetin”, thuhet në njoftim.
Ai theksoi se SHBA-të me investimet e tyre kontribuojnë shumë në përparimin e ekonomisë serbe duke theksuar se shpreson që investitorë të rinj amerikanë do të shkojnë atje.
“Të dy bashkëbiseduesit diskutuan çështje të ndryshme aktuale globale, duke përfshirë sigurinë energjetike” thuhet tutje në njoftimin e Presidencës serbe.











