Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Ministri i Shëndetësisë jep paralajmërimin e papritur për masat e reja anti-COVID

11/02/2022 - 09:30
në Kryesore, Lajme
A A
Sërish masa: Ja në sa ora pritet të vendoset që të mbyllen lokalet në vendin tonë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, ka folur për gjendjen e shëndetësisë në Kosovë, çështjen e specializantëve, masat anti-COVID, për funksionalizimin e spitalit të ri të Pediatrisë.

Latifi ka folur edhe për kthimin e profesionistëve shëndetësor që kanë ikur jashtë vendit, për kushtet e punëtorëve shëndetësor, e për spitalin e Prishtinës.

Ministri Latifi ka deklaruar se për disa vite shëndetësinë në Kosovë do ta vendosin në binarët që duhet, teksa siç thotë ai qendra e vëmendjes do të jetë pacienti.

“Këtu ka shumë punë, por në dy-tre muajt e ardhshëm, e në dy-tri vjetët e ardhshme shëndetësinë do ta qesim në atë binarin që na duhet”, theksoi Latifi.

Sipas Latifit, në sistemin që ai e drejton tash e dy muaj, duhet të bëhet transformim e jo reformim.

“Ky transformimi duhet me qenë ku në qendër të vëmendjes do ta ketë pacientin. Duhet me u bazu në evidencë, në të dhënat që i kemi, duhet me u orientu në kërkime shkencore dhe me u fuqizu e udhëheqë nga teknologjia. Nëse nuk e bëjmë këtë nuk do të kemi transformim të shëndetësisë së Kosovës”, ka deklaruar Latifi për Telegrafin.

Po ashtu, ai ka bërë thirrje që të gjithë të jenë të përgjegjshëm dhe shëndetësia të jetë prioritet kombëtar e shtetëror.

“Ne si kolektiv na duhet me qit shëndetësinë si prioritet kombëtar, me prioritet shtetëror. Nëse nuk e bëjmë këtë, ne po humbim kohën. Po sillemi në rreth dhe po menaxhojmë operacione të mëdha me diçka veç sa me ndal gjakun. Na duhet transformim, jo reformim, por transformim”, shpreh Latifi.

Megjithatë, sipas tij, puna e madhe që duhet bërë për transformimin e shëndetësisë merr kohë.

Latifi tha se duhet kthyer përgjegjësia tek profesionistët shëndetësor, e po ashtu edhe autoriteti i tyre.

“Çështja më e rëndësishme që ka me qenë në zhvillimin e shëndetësisë në vitet e ardhshme e që kjo nuk mund të bëhet brenda muajve është me i kthy dy elemente të rëndësishme të punëtorëve shëndetësor. Me kthy përgjegjësinë tonë, ai mjek, punëtorë shëndetësor e administrator, por të njëjtën kohë me kthy edhe autoritetin e mjekut, atë të infermieres, sepse ne të tjerët kemi shumë dëshira, e kur je i sëmurë e ke vetëm dëshirën me u shëru. Por, këto nuk bëhen me fjalë, e ndoshta as me ligj, por këtë bëhen me dedikim individual dhe kolektiv të secilit prej nesh”, tha Latifi.

Specializantët me vetëfinancim do të mbesin të rregullt

Latifi ka deklaruar se specializantët me vetëfinancim do të mbesin të rregullt në punë.

Ai deklaroi se nuk do t’i thonë specializantëve se përfundojnë në gusht dhe se ata nuk janë të interesuar t’i largojnë specializantët me vetëfinancim.

“Kisha pas dëshirë të madhe që kjo kontrata kurrë mos me u përmend më derisa ata të mbarojnë specializimet. Qeveria e Kosovës nuk është e interesuar të lëmë specializatët të cilët i kemi pranuar. Ata nuk kanë me dal prej punës, ne nuk do t’u themi që jeni deri në gusht edhe kjo mbaron, ata do të mbesin të rregullt”, tha Latifi.

Ai tha se specializantë nga një njësi e caktuar klinike ka shumë më shumë sesa që duhet.

“Kemi specializantë në një disiplinë klinike më shumë sesa duhet. Nuk na duhen specializantë vetëm për një lëmi të caktuar, prandaj ndoshta duhet ta bëjmë një ridestinim në bazë të nevojave. E në anën tjetër e kemi një grumbullim të madh të specializantëve dhe specialistëve në QKUK ndërkaq në spitale rajonale nuk ka mjek”, shpjegoi ministri.

Ai tha se mund të ketë nevojë për specializantë si krah pune, por siç tha ai duhet të përgatiten specializantët.

Me përmirësimin e situatës epidemiologjike, do t’i heqim të gjitha masat kufizuese

Latifi ka thënë se masat kufizuese anti-COVID që kishin miratuar para disa javësh janë keqkuptuar, derisa tha se nëse vazhdon situata epidemiologjike të përmirësohet atëherë do të hiqen të gjitha masat.

Ai ka komentuar masat kufizuese që kishin vendosur më herët, ku qytetarët të cilët kanë tentuar të hyjnë në territorin e Kosovës është dashtë të posedojnë tri vaksina, apo dy vaksina testin negativ për koronavirus.

“Janë ndalë për shkak se nuk kanë pasur tri vaksina, ose dy vaksina plus testin. Ai që ka pasur tri vaksina ka hyrë lirshëm, pa asnjë telashe. Shtetet tjera, duke futur këtu edhe Maqedoninë e Veriut, e kanë shëndetësinë në nivel më të mirë se ne, spitalet më në nivel se ne, përndryshe ne nuk kishim shku shumica e kosovarëve në Maqedoninë e Veriut”, është deklaruar ai.

Latifi ka thënë se asnjë pacienti të sëmurë nuk i është ndaluar hyrja në Kosovë.

“Asnjë të sëmuri nuk i është ndaluar hyrja në Kosovë. Gjendjen qysh e kemi unë besoj që ka me u përmirësuar, e nëse përmirësohet dukshëm ne do t’i heqim të gjitha masat”, theksoi ai.

Gjatë muajit mars do të funksionalizohet Spitali i Pediatrisë

Ministri i Shëndetësisë ka deklaruar se Spitali i Pediatrisë, i cili është donacion nga Emiratet e Bashkuara Arabe, do të funksionalizohet gjatë muajit mars.

“Spitali i Pediatrisë, është në fazën e fundit, mund të ju them që në mars do të jetë në funksion. Unë jam falënderues i madh i Emirateve të Bashkuara Arabe për ndihmën që kanë dhënë, duhet t’i falënderojmë të gjithë ata që kanë marrë pjesë në ndërtimin e këtij spitali”, është shprehur ai.

Latifi po ashtu ka folur edhe për sigurimet shëndetësore, duke thënë se sa më shpejtë që është e mundur do të bëjnë sigurimet shëndetësore për qytetarët.

“Unë jam shumë i bindur që sigurimet shëndetësore janë prioritet i joni, kur kanë me fillu sigurimet shëndetësore është çështje kohe. Sa më shpejtë që është e mundur ne duhet të bëjmë sigurimet shëndetësore, kjo ndikon edhe në zhvillimin e spitaleve private por edhe të shtetit”, deklaroi ai në një intervistë për “Përballje” në Telegrafi.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë