Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Zhvillim epokal! Drejtoria Komunale e Arsimit në Mitrovicë tregon se mbajti takim me drejtorët e shkollave

06/04/2023 - 16:39
në Lajme
A A
Zhvillim epokal! Drejtoria Komunale e Arsimit në Mitrovicë tregon se mbajti takim me drejtorët e shkollave
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Drejtoria Komunale e Arsimit gjatë ditës së sotme mbajti mbledhjen e aktivit të drejtorëve të institucioneve edukativo-arsimore të Mitrovicës. Edhe pse mbledhjet brenda sektorit janë aktivitete rutinore dhe parimisht nuk paraqesin lajm interesant për publikun, Drejtoria e Arsimit e Mitrovicës u mundua që këtë mbledhje ta paraqes si aktivitet me rëndësi, duke lëshuar edhe komunikatë për media.

Se sa burokratike është zyra për media e komunës së Mitrovicës, shihet në paragrafin e dytë të komunikatës e cila thekson edhe përshendetjen që drejtoresha Kadriu ua ka bërë drejtorëve.

Pra, në vend se të synohet prezantimi i rezultateve dhe objektivave për të ardhmen në drejtim të ngritjes së cilësisë në arsim, shumica e institucioneve tona në nivel qendror e lokal lëshojnë komunikata të kota protokollare, transmeton Veriu.info

Lexoni komunikatën e plotë dhe vlerësojeni:

Drejtoria Komunale e Arsimit në Mitrovicë mbajti takim me drejtorët e shkollave

Drejtoria Komunale e Arsimit gjatë ditës së sotme mbajti mbledhjen e aktivit të drejtorëve të institucioneve edukativo-arsimore të Mitrovicës.

Këtë mbledhje e kryesori drejtoresha e DKA-së, Drita Kadriu, e cila fillimisht ka përshëndetur drejtorët e shkollave për pjesëmarrjen e tyre në këtë takim për ti përgëzuar më pas edhe për punën e tyre të palodhshme në ngritjen e cilësisë së arsimit në Mitrovicë.

Më tutje drejtoresha Kadriu, ka prezantuar rendin e ditës e ku u diskutua përkitazi me raportin përmbledhës të suksesit të gjysmëvjetorit të parë të vitit 2022/23, kalueshmëria sipas niveleve, ditët e teknologjisë së informacionit dhe komunikimit, projekti për kontrollimin mjekësor të nxënësve, raporti për vlerësimin “rapid” të shkollave si dhe pilotimi i aplikimit për regjistrim të nxënësve në shkolla të mesme të larta përmes platformës “e-shkollori”.

Lidhur me pikën e rendit të ditës projekti për kontrollimin mjekësor të nxënësve, drejtori i Drejtorisë së Shëndetësisë, Fahri Shabani, njoftoi drejtorët e shkollave lidhur me realizimin e këtij projekti i cili synon zbulimin e hershëm të ndonjë anomalie shëndetësore për nxënësit e shkollave të mesme dhe fillore të Komunës së Mitrovicës.

Ai më tutje ka shtuar se projekti do të realizohet fillimisht në shkollat e mesme për të vazhduar më pas edhe me shkollat e tjera të qytetit.

 

“Ekipet shëndetësore do të bëjnë matjen e 33 parametrave shëndetësor tek nxënësit ku si drejtori kemi ngritur 5 ekipe të cilat do të shërbejnë në teren ndërsa të përfshirë janë edhe 50 punëtorë tjerë shëndetësor të cilët do të sigurojnë informata për shëndetin e fëmijëve tanë” theksoi drejtori Shabani.

Drejtorët e shkollave së bashku me përfaqësuesit e Drejtorisë Komunale të Arsimit kanë shqyrtuar pikat e tjera të rendit të ditës por është diskutuar edhe për tema të tjera të cilat kanë të bëjnë me proceset edukativo-arsimore.

JU REKOMANDOJMË

Osmani me fjalim lamtumirës, thotë se u sfidua nga brenda meqë s’lëvizi nga parimet: Kosova s’është instrument

Osmani kritikon BE-në që s’po e vlerëson punën e Kosovës : Aplikimi ynë në vitin 2022 ndodhet në sirtarët e tyre, as s’është shqyrtuar
04/04/2026 - 18:36

Vjosa Osmani në faqen e saj zyrtare ka publikuar fjalimin e saj lamtumirës pasi ia ka dorëzuar detyrën e presidentes së Kosovës, kryeparlamentares Albulena Haxhiu. Osmani ka thënë...

Më shumëDetails

Zeqiri: Osmani do të ketë ndikim në rezultatin e ardhshëm zgjedhor

Zeqiri: Osmani do të ketë ndikim në rezultatin e ardhshëm zgjedhor
04/04/2026 - 18:30

Analisti, Adrian Zeqiri në  “Info Magazine” tha se ish-presidentja, Vjosa Osmani ka ndikuar në rritjen e elektoratit të Lëvizjes Vetëvendosje. Zeqiri tha se Osmani do të ketë ndikim...

Më shumëDetails

Vjosa Osmani përlotet pas largimit nga presidenca, stafi i saj e përcjell me lot dhe duartrokitje

Vjosa Osmani përlotet pas largimit nga presidenca, stafi i saj e përcjell me lot dhe duartrokitje
04/04/2026 - 18:19

Vjosa Osmani sot ia ka dorëzuar Albulena Haxhiut detyrën e presidentes së Kosovës. Kësisoj ka marrë fund edhe mandati i saj pesëvjeçar si e para e shtetit. Pas...

Më shumëDetails

Rama: BE na do, dera do mbyllet vetëm pasi të kemi hyrë ne

Rama: BE na do, dera do mbyllet vetëm pasi të kemi hyrë ne
04/04/2026 - 17:54

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, njoftoi se vendi ka arritur përparim të konsiderueshëm në procesin e negociatave me Bashkimin Evropian. Shqipëria ka mbyllur të gjitha kapitujt e negociatave...

Më shumëDetails

Osmani lë Presidencën pas pesë viteve, largohet me veturën që dikur e shfrytëzonte Rugova

Osmani lë Presidencën pas pesë viteve, largohet me veturën që dikur e shfrytëzonte Rugova
04/04/2026 - 17:44

Pas dorëzimit të detyrës së presidentes tek Albulena Haxhiu, Vjosa Osmani është larguar nga ndërtesa e Presidencës së Republikës së Kosovës të cilën e drejtoi për pesë vite....

Më shumëDetails

Nga protestat në rrugë me Vetëvendosjen deri te Presidenca, rrugëtimi 16 vjeçar i Albulena Haxhiut në politikë

Nga protestat në rrugë me Vetëvendosjen deri te Presidenca, rrugëtimi 16 vjeçar i Albulena Haxhiut në politikë
04/04/2026 - 17:27

Aktiviste politike, deputete, ministre e kryetare e Kuvendit – ky është rrugëtimi 16-vjeçar i Albulena Haxhiut, e cila nga 4 prilli është edhe ushtruese e detyrës së presidentit,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • MINT-i vendos çmim të ri maksimale të naftës, ja sa mund të shitet sot një litër

    MINT-i vendos çmim të ri maksimale të naftës, ja sa mund të shitet sot një litër

    129 Shpërndaje
    Shpërndaje 52 Tweet 32
  • Reagon Donald Trump pas rrëzimit të aeroplanit amerikan në Iran

    129 Shpërndaje
    Shpërndaje 52 Tweet 32
  • Axha i Korab Bajgorës dyshohet se ishte eliminuar nga grupi i Zahir Pajazitit, ishte i infiltruar në spiunazhet serbe

    117 Shpërndaje
    Shpërndaje 47 Tweet 29
  • “Xhipi i blinduar i Albin Kurtit kushton 540 mijë euro, i blerë nga një operator në Bullgari”

    106 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 27
  • “Vrasës, hajn”: Daut Haradinaj ia publikon emrin mërgimtarit që përdori gjuhë të tmerrshme në komente

    194 Shpërndaje
    Shpërndaje 78 Tweet 49

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë