
Lum Bajraktari nga Peja i diagnostifikuar me sëmundjen Leukimi Akute është nisur drejt Turqisë për shërim, shkruan Veriu info.
Lumi ka kërkuar ndihmën e bamirësve për shërimin e tij ku i nevojiteshin 155 mijë euro, të cilat ka njoftuar vëllau i tij, Atdhe Bajraktari se janë grumbulluar.
“Shumë falënderime nga thellësia e zemrës për krejt familjartë, miqtë, dashamirtë, çdo shqiptar dhe çdo zemër të mirë, që na u bë krah në këto ditë të vështira për ne”.
Postimi i plotë:
Në emër të familjes Bajraktari, dua të iu informoj se paratë për Lumin tonë, janë grumbulluar.
Shumë falënderime nga thellësia e zemrës për krejt familjartë, miqtë, dashamirtë, çdo shqiptar dhe çdo zemër të mirë, që na u bë krah në këto ditë të vështira për ne.
Lumi po niset drejt Turqisë. Ai tash ka nevojë për lutjet tona drejt qiellit.
Zot, na duhet ndihma jote.
Nga zemra, familja Bajraktari!












