Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Historiani: Xhafer Deva u konfliktua me Hitlerin sepse mbrojti hebrenjtë, u respektua në SHBA

11/02/2022 - 14:55
në Kryesore, Lajme
A A
Historiani: Xhafer Deva u konfliktua me Hitlerin sepse mbrojti hebrenjtë, u respektua në SHBA
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Përkundër polemikave të ditëve të fundit, lidhur me figurën e Xhafer Devës, historiani Jusuf Buxhovi mendon se ish-ministri i Brendshëm i Shqipërisë, në kohën e pushtimit nazist, nuk duhet anatemuar patjetër. Figura e tij, sipas Buxhovit, është komplekse.

“Xhafer Deva duhet të shihet në kuadër të rrethanave të kohës, ai nuk ka qenë as nazist e as fashist. Qeveria e asaj kohe, ka qenë nga të vetmet në Europë që i ka marrë në mbrojtje hebrenjtë. Ai ka qenë i respektuar në SHBA, ka dhënë madje mësim në një universitet hebre në Kaliforni. Në këtë moment, Deva paraqet një figurë të rëndësishme kombëtare, e jo t’i vihet epiteti kolaboracionist apo Kuisling”, tha Buxhovi në një intervistë për A2 CNN.

Sipas tij, Deva, pjesë e kabinetit të Rexhep Mitrovicës në vitet 1943-44, nuk ka pranuar të bashkëpunojë me qeverinë gjermane për çështjen e hebrenjve, por ka luftuar serbët. “Ka pasur një marrëveshje me Hitlerin që shteti shqiptar të jetë i paanshëm. Ai nuk ka pranuar që t’i dorëzojë hebrenjtë shtetit gjerman, dhe kjo ka shkaktuar konflikt me Hitlerin. Xhafer Deva ka qenë antikomunist dhe donte të krijonte Shqipërine etnike. Ai ka luftuar kundër çetnikëve serbë kundër copëtimit të Shqipërisë”, tha Buxhovi.

Emri i Xhafer Devës, u rikthye në qendër të vëmendjes këto ditë, duke nxitur debate e polemika. Shkak është bërë një projekt i Zyrës së Bashkimit Europian në Kosovë, UNDP-së dhe Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve për restaurimin e shtëpisë së ish-politikanit shqiptar në Mitrovicën e Jugut.

Qëllimi ishte ruajtja dhe rehabilitimi i trashëgimisë kulturore në Kosovë. Por pas kritikave dhe kundërshtive të ashpra, institucionet njoftuan anulimin e projektit. Të hënën, ambasadori gjerman në Kosovë reagoi me shqetësim ndaj planeve për restaurimin e shtëpisë së Devës, duke theksuar se nuk duhet të shtrembërohet e vërteta rreth Holokaustit apo krimeve të luftës të kryera nga nazistët dhe bashkëpunëtorët lokalë.

Gjithashtu, edhe Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, shprehu shqetësimin rreth projektit dhe tha se nuk duhet të ketë vend për revizionimin e historisë së Luftës së Dytë Botërore dhe mohimin e Holokaustit.

Në një deklaratë të përbashkët, UNDP-ja dhe BE-ja thanë se synimi i projektit të përbashkët me Ministrinë e Kulturës së Kosovës, ka qenë gjithmonë të bashkojë komunitetet dhe të kontribuojë në kohezionin social, duke përdorur trashëgiminë kulturore si instrument për dialog ndërkomunitar. Sakaq, ministri i Kulturës në qeverinë e Kosovës, Hajrullah Çeku, tha në një reagim se restaurimi i monumenteve bëhet për t’i shërbyer komunitetit, jo për revizionizëm historik, apo rehabilitim figurash.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë