Sonte në BlicInterview me Astrit Gashin është e ftuar deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës Bletra Deliu Kodra, e cila ka folur për zhvillimet e fundit politike në vend e me theks të veçantë, nisjen e procesit gjyqësor ndaj ish krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Deliu- Kodra është e bindur se edhe pse ka filluar një proces pas dy vite e gjysmë, Hashim Thaçi, Kadri Veseli Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi dhe të tjerët, në fund të procesit do të triumfojnë.
Sipas saj, akuza e prokurorisë për cilësimet “ndërmarrje e përbashkët kriminale” është e rëndë, sepse përfshinë çdo ushtar të UÇK, por është e bindur se mbrojtja e katërshes në Hagë, do ta bindë Prokurorinë që të heq dorë nga ky cilësim.
“Marshi për drejtësi”, thotë se nuk është matës që mund të nis ndonjë iniciativë për shfuqizimin e dhomave të specializua në Hagë, përkundrazi, ajo beson në drejtësi dhe në një epilog triumfues për Thaçin dhe të tjerët.
Blerta Deliu ka folur edhe për marrëveshjen Kosovë – Serbi, punën dyvjeçare të Qeverisë Kurti dhe për tema të tjera aktualë në vend.
Për këto dhe tema të tjera ju ftojmë ta ndiqni BlicInterview me fillim në ora 20:30 në RTV Dukagjini dhe në faqen e Gazeta Blic.












