Se njerëzit e përdorin pushtetin dhe autoritetin për të pasur përparësinë edhe për gjëra të vogla tashmë e dihet, e kjo theksohet shumë më shumë në Kosovë, që nga nivelet më të larta, shkruan Gazeta Online Veriu.info.
Një veprim të tillë e ka bërë sot ministri i Bujqësisë, Faton Peci, që ka lëshuar alarmin për kaluar më lehtë kolonën në magjistralen Prishtinë – Mitrovicë, saktësisht në Pestovë, siç shihet në videon e ofruar nga Gazeta Online Veriu.info.
Kolonat duket ta kenë “nervozuar” apo “vonuar” ministrin Peci në kohën e iftarit.
Ndoshta ngutia për të arritur në kohë iftarin ma shtyrë Pecin që t’i “detyroj” veturat t’ia lëshojnë rrugën, edhepse ky veprim derisa ia lehtësonte rrugën ministrit, qytetarëve tjerë ua vononte edhe më shumë arritjen në shtëpi.
Por më e rëndësishmja nga të gjitha është që ministrat mos të mbesin pa iftar, kurse edhe mund të vonohen disa minuta.
VIDEO












