Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kajtazi: Osmani po e mban në krye të Prokurorisë asistentin e Danica Marinkoviqit e s’e dekreton ish-ushtarin e Koshares

07/04/2023 - 22:57
në Kryesore, Lajme
A A
Kajtazi: Osmani po e mban në krye të Prokurorisë asistentin e Danica Marinkoviqit e s’e dekreton ish-ushtarin e Koshares
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Gazetari Vehbi Kajtazi nëpërmjet një postimi në Facebook ka kritikuar presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani për mosdekretimin e Kryeprokurorit të Shtetit, Blerim Isufajt. Ai ka thënë se Osmani po e mban në krye të Prokurorisë asistentin e gjyqtares famëkeqe Danica Marinkoviq dhe po refuzon ta dekretojë një ushtar të betejës së lavdishme të Koshares, raporton Paparaci.com.

Ai shkruan se Marinkoviq ka qenë gjyqtare hetuese në rastin e masakrës së Reçakut dhe në arrestimin e kryeministrit Albin Kurti, të cilin Kajtazi e quan “shef të presidentes”.

“Vjosa, ktheje edhe Danicen aman dhe plotësoje mozaikun”, ka shkruar Kajtazi.

“Per me shume se nje vit, presidentja Vjosa Osmani nuk po e dekreton kryeprokurorin e Shtetit, Blerim Isufajn. Vec paranendojeni se çfare presidentje kemi: Preferon qe ne krye te Prokurorise ta mbaje asistentin e gjyqtares famekeqe, Danica Marinkoviq dhe refuzon ta dekretoje nje ushtar te betejes se lavdishme te Koshares. Per dijenine e Vjosa Osmanit, Danica Marinkoviq ka qene gjyqtare hetuese ne rastin e masakres se Raçkut dhe te arrestimit te shefit te presidentes, Albin Kurti. Vjosa, ktheje edhe Danicen aman dhe plotesoje mozaikun!”, shkruan më tutje Kajtazi.

Cila është lidhja e Besim Kelmendit me gjyqtaren famëkeqe Danica Marinkoviq?

Aktualisht, pozitën e Ushtruesit të Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit e ushtron Besim Kelmendi i cili ka qenë ish-bashkëpunëtor profesional i Gjykatës së Qarkut në Prishtinë në vitet e 90’ta.

Paparaci nëpërmjet burimeve të veta kishte mësuar se – pak para luftës në Kosovë – Kelmendi ka punuar edhe si bashkëpunëtor i gjyqtares serbe, Danica Marinkoviq.

Kelmendi e kishte mohuar një afërsi të tillë aso kohe, duke thënë se kurrë nuk ka qenë bashkëpunëtor i saj, por ai kishte pohuar për Paparacin se kishte qenë i përfshirë në një rast gjykimi në Kosovën e pasluftës që ka të bëjë me Masakrën e Reçakut.

“Lidhur më pyetjen tuaj që ndërlidhet më ish-gjyqtaren e Gjykatës së Qarkut në Prishtinë, dua t’ju falënderoj që po më jepni mundësinë për t’u përgjigjur dhe për t’ju njoftuar së unë kurrë nuk kam qenë asistent i ish-gjyqtares së asaj gjykate, Danica Marinkoviq”, kishte deklaruar u.d. i Kryeprokurorit të Shtetit, në një përgjigje me shkrim për Paparacin.

Ai kishte deklaruar se në cilësinë e gjyqtarit të Qarkut në Prishtinë në vitin 2000 ka qenë anëtar i trupit gjykues në një rast ku është gjykuar dhe është shpallu fajtor një person që ka marrë pjesë në kryerjen e masakrës së Reçakut.

Kelmendi duket se si shenjë falënderimi ndaj pushtetit se po e mban në këtë pozitë, ua kishte përkrahur fuqishëm vettingun në sistemin e drejtësisë.

Kush është Danica Marinkoviq?

Danica Marinkoviq ka qenë gjyqtare hetuese në rastin e Masakrës së Reçakut. Pjesë e grupit hetues për këtë masakër ishte edhe zëvendësi i asokohe Prokurorit Publik Komunal të Prishtinës, Ismet Shufta, dëshmon një shënim zyrtar i kohës, të cilin e posedon Paparaci. Shufta, tash ushtron funksionin e avokatit në Kosovë.

Gjyqtarja serbe, Marinkoviq shërbeu në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë gjatë viteve 90′, në kohën e okupimit të Kosovës nga regjimi i Sllobodan Millosheviqit. Në një paraqitje publike tre vjet më parë në Serbi, Marinkoviq kishte rrëfyer se si më 1999 e kishte dënuar Albin Kurtin, ish-udhëheqësin e unionit të studentëve të Universitetit të Prishtinës, një kundërshtar të regjimit të atëhershëm.

Kush është Blerim Isufaj?

I zgjedhur me një proces të vlerësuar si të drejtë e transparent, Blerim Isufaj, ish-ushtar në betejën e Kosharës në luftën e fundit, fitoi garën për t’u bërë Kryeprokuror i Shtetit, por Osmani po refuzon dekretimin e tij.

Ai ka qenë fillimisht praktikant në Prokurorinë Publike të Qarkut në Pejë nga gushti i vitit 2002 në korrik të vitit 2003.

Më tej, ai u bë bashkëpunëtor profesional në Prokurorinë Publike të Qarkut në Pejë nga prilli i vitit 2004 deri në maj të vitit 2008.

Ai në maj të 2008’ës u emërua këshilltar politik për çështje juridike në Ministrinë e Drejtësisë deri në qershor të vitit 2010.

Një muaj më vonë, në korrik të vitit 2010 ai u bë Prokuror i Qarkut dhe Krimeve të Rënda, deri në muajin mars të vitit 2013.

Më pas, nga muaji gusht i vitit 2013, ai u bë Prokuror në Prokurorinë Speciale të Kosovës deri më 14 janar të vitit 2016. Nga kjo datë e deri më 14 janar të vitit 2019 ai ishte Kryesues i Këshillit Prokurorial të Kosovës.

Pse Vjosa Osmani s’po e dekreton Isufajn?

Kjo nuk është ende e qartë. Por, Këshilli Prokurorial i Kosovës të mërkurën iu drejtua presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani me kërkesë për dekretimin e Blerim Isufajt në pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit.

KPK-ja në letrën drejtuar presidentes tha se kjo kërkesë është bërë duke marrë parasysh se janë shterur të gjitha rrugët ligjore që kanë rezultuar se procesi i rekrutimit, për pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit ka qenë i drejtë dhe legjitim.

“Andaj, duke vlerësuar lart angazhimin e Zyrës së Presidentes në tërë këtë proces dhe rolin e saj si garantuese e funksionimit të institucioneve të vendit, si dhe duke besuar në qëndrimin e përbashkët që të kemi institucione me funksionalitet të plotë, KPK-ja ka kërkuar që procesi i dekretimit të Kryeprokurorit të Shtetit të trajtohet me urgjencë dhe të sigurohet zbatimi i Kushtetutës së Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e KPK-së.

E kësaj letre i është përgjigjur presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në një shkresë të siguruar nga Klankosova.tv.

Në këtë letër, Osmani thotë të jetë njoftuar fillimisht përmes mediave për kërkesën e kryesuesit të Këshillit Prokurorial të Kosovës, Jetish Maloku, rreth dekretimit të Isufajt.

Fillimisht, presidentja thotë se me KPK-në ka pasur në vazhdimësi raporte të mira bashkëpunuese brenda kompetencës kushtetuese. Por, thotë se kërkesa e fundit e Malokut “është presion që po tentohet të ushtrohet ndaj institucionit të Presidencës”.

“Në lidhje me kërkesën tuaj, me vendosmëri shpreh kundërshtimin tim ndaj presionit të papranueshëm dhe të paligjshëm që tentohet të ushtrohet mbi institucionin e Presidencës, lidhur me procesin e emërimit të Kryeprokurorit të Shtetit. Këtë kundërshtim e ndërlidh me faktin se si Presidente kam qenë vazhdimisht e angazhuar në bashkëpunim me KPK-në, duke ju ofruar përgjigje lidhur me veprimet e mia që në tërësi janë bazuar në mbrojtjen e parimit themelor kushtetues të ndarjes së pushteteve dhe respektimit të pavarësisë së sistemit të drejtësisë”, thotë ndër të tjera letra e Presidentes drejtuar kryesuesit të KPK-së, Jetish Malokut, të cilën e ka siguruar Klankosova.tv.

Tutje, Osmani ia kujton Malokut një takim të zhvilluar më datë 4 tetor, 2022, ku thotë se e ka informuar të njëjtin se “do ta pres shterimin e të gjitha afateve kushtetuese dhe ligjore, në mënyrë që kandidatët që i janë nënshtruar procedurës së zhvilluar në KPK për zgjedhjen e Kryeprokurorit të Shtetit të mund t’i adresojnë pretendimet e tyre në rrugë gjyqësore”.

Po ashtu, e para e vendit në këtë letër ia ka kujtuar Malokut se duhet të pritet shterimi i të gjitha rrugëve gjyqësore për adresimin e pretendimeve për parregullsi dhe paligjshmëri të procedurës së zhvilluar në KPK.

Pretendime të tilla, sipas Presidentes, janë ngritur publikisht nga vëzhguesit e pavarur vendorë e ndërkombëtarë që kanë mbikëqyrur procedurat në KPK.

Më tej, presidentja Osmani ka treguar se kryesuesi i KPK-së, pas takimit të 4 tetorit, 2022, i ka shkuar disa letra për të njëjtën çështje, për çka thotë se i ka kthyer përgjigje me shkrim më 10 tetor, 2022, ku thotë t’ia ketë paraqitur argumentet dhe sqarimet për këtë proces.

Ndër të tjera, në letrën e Osmanit drejtuar Malokut, thuhet se “Kushtetuta dhe ligjet përkatëse nuk vënë ndonjë afat kohor brenda të cilit Presidentja është e detyruar të marrë vendim lidhur me propozimin e KPK-së për Kryeprokuror të Shtetit”, por shton se megjithatë, “gjatë gjithë kësaj periudhe kohore jam përkushtuar maksimalisht për bashkëpunim me KPK-në në këtë proces”.

Por, për kërkesën e djeshme të Kryesuesit të KPK-së, Jetish Maloku, presidentja e vendit, Vjosa Osmani, thotë se nuk ka bazë ligjore dhe ka pasaktësi në përshkrimin e fakteve.

“Në dritën e kësaj, me keqardhje më duhet të vë në pah se Kërkesa juaj e fundit e datës 05.04.2023 përpos që nuk ka bazë ligjore është edhe e pasaktë në përshkrimin e fakteve dhe paraqitjen e argumenteve. Për sa i përket bazës normative për paraqitjen e kërkesave të tilla nga ana e juaj, më lejoni të sjell në vëmendjen tuaj se sipas neneve 84.17 dhe 109.7 të Kushtetutës, sikundër edhe nenit 7, paragrafit 1.3 të Ligjit për KPK-në, kompetenca e KPK-së në procesin e emërimit të Kryeprokurorit të Shtetit përfundon në momentin e përmbylljes së procedurës dhe paraqitjes tek Presidentja të emrit të propozuar për Kryeprokuror të Shtetit”, thotë ndër të tjera letra e Osmanit drejtuar Malokut.

Po ashtu, Presidentja i thotë Malokut se në shkresën e djeshme ka informacione dhe argumente të pasakte, faktike dhe ligjore.

“Dua të besoj se ato janë bërë nga pakujdesia e jo për ndonjë arsye tjetër”, thotë Osmani.

Pasaktësitë, sipas kësaj letre të siguruar nga Klankosova.tv, kanë të bëjnë me “konstatimet e gabuara se ‘Gjykata Kushtetuese ka refuzuar kërkesat e kundërkandidatëve si të pabazuara’. Një konstatim i tillë është tërësisht i pasaktë, sepse Gjykata Kushtetuese me Aktvendimin K157/22 dhe K179/22 i ka shpallur ankesat kushtetuese të dy kundërkandidatëve si të papranueshme për shkak të mosshterimit të mjeteve juridike”. Kësisoj, thotë Presidenca, “Gjykata Kushtetuese ka argumentuar se kundërkandidatët duhet t’i drejtoheshin gjykatave të rregullta, para paraqitjes së kërkesave në Gjykatën Kushtetuese. Pra, Gjykata Kushtetuese nuk është marrë fare me meritat e kërkesave të tyre e as që i ka shpallur ato si të papranueshme dhe të pabazuara”.

Osmani thekson se nga pozicioni i saj kushtetues dhe me qëllim të garantimit të funksionimit kushtetues të institucioneve, “ju rikujtoj përkushtimin tim për të respektuar integritetin e sistemit gjyqësor dhe transparencën e vendimmarrjes së gjykatave”.

“Në këtë kuadër, shpreh kundërshtimin tim ndaj tendencës që përmes interpretimeve të shtrembëruara të vendimeve të gjykatave në lidhje me procedurën e zhvilluar në KPK, të tentohet të vihet në lajthitje opinioni publik dhe institucioni i Presidencës”, potencon Osmani në këtë letër.

Në fund, presidentja Osmani i thotë Kryesuesit të KPK-së se “si Presidente e Republikës së Kosovës do të pres shterimin e të gjitha afateve kushtetuese dhe ligjore që kundërkandidatët e pakënaqur kanë në dispozicion për t’i adresuar pretendimet e tyre për parregullsi dhe shkelje në procedurën e zhvilluar në KPK para të gjitha gjykatave”.

“Vetëm pas shterimit të këtyre afateve, do të ndërmarr veprimet e duhura lidhur me propozimin e KPK-së për emërimin e Kryeprokurorit të Shtetit”, ka potencuar Osmani në letrën dërguar Jetish Malokut, kryesues i KPK-së.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë