Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Opozita e quan Osmanin përparëse dhe mosunifikuese, bllokoi proceset e shkeli Kushtetutën

08/04/2023 - 09:29
në Kryesore, Lajme
A A
Presidentja Osmani rrëfen momentin kur ushtari serb ia kishte vendosur tytën e kallashnikovit në gojë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Përparëse dhe mosunifikues po konsiderohet presidentja Vjosa Osmani nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK).

Deputetë të këtyre dy partive thonë se për dy vjet sa është në këtë pozitë Osmani do të mbahet mend për bllokime të proceseve, shkeljeve Kushtetuese si dhe “notere e kryeministrit”.

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Hajdar Beqa, tha se presidentja Osmani nuk e ka luajtur rolin e saj Kushtetues që ta unifikojë spektrin politik në vend.

Sipas tij, ajo do të mbahet mend për shkelej Kushtetuese me largimin nga puna të ish-kryetares së Komisionit Qendrorë të Zgjedhjeve, Valdete Daka.

“Me keqardhje them që presidentja e vendit nuk ka luajtur atë rolin që e ka me Kushtetutë që ta luaj unitetin të spektrit politikë, mendoj që ky është lëshimi i parë i presidentes. Lëshimi i dytë, presidentja nuk ka qenë akter në proceset që kanë ndodhur në Kosovë, nuk është akter as sot. Për shembull proceset që ndodhin sot në Hagë edhe proceset tjera as një fjalë nuk i shpëton presidentes prej goje. Kurse e mbahet mend për shkelje Kushtetuese, siç ishte rasti me Valdete Daka”, tha ai për EO.

Ai shtoi se presidentja është duke punuar më rekomandime të Qeverisë dhe sipas tij, për këtë arsye ajo ka bllokuar edhe dekretimin e Kryeprokurorit të Shtetit.

Ai tha se presidentja Osmani dhe kryeministri Kurti janë të sinkronizuar, pasi të dy më shumë bëjnë kalkulime ditore politike për elektoratin e tyre se sa merren me problemet e qytetarëve.

“Presidentja me rekomandim të qeverisë aktuale e ka bllokuar Kryeprokurorin e Shtetit, nuk mund një shtet të ketë rënd dhe ligj me ushtrues detyre të Kryeprokurorit dy vite, nga dita që është ardhur në pushtet presidentja aktuale nuk ka lënë ndonjë gjurmë pozitive për të ecur proceset përpara. Unë me një farë forme nuk është dukur puna e saj për mirë për kurgja, përkundrazi vetëm dy-tri bllokime që i ka bërë, dy tri shkelej Kushtetuese”.

“Unë mendoj që janë të sinkronizuar, presidentja dhe kryeministri dhe më shumë bëjnë kalkulime ditore politike për elektoratin e tyre se sa për problemet që i kanë qytetarët. Me keqardhje them që nuk ka lënë gjurmë presidentja dhe nuk e di nëse e përfundon mandatin kur i bënë 5 vite nëse i shkon deri në fund. Nëse vazhdon me këtë trend nuk e din për çka do të mbahet në mend përveç bllokimit të Kryeprokurorit edhe Valdete Dakën qe e ka shkarkuar. Apo te degradimit të përfaqësimit diplomatik të Kosovës jashtë vendit”, tha ai.

Edhe deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Albana Bytyqi, pati kritika për të parën e vendit, sipas saj Osmani si presidente do të mbahet mend vetëm si përçarëse dhe mosunifikues.

“Presidentja Osmani për këto dy vite udhëheqje si presidente për krejt çka do të mbahet mend është vetëm roli i saj përçarës dhe mosunifikues. Presidentja Osmani nuk e ka idenë se cili është roli i saj, pra të jetë unifikuese dhe t’i mbroj interesat e qytetarëve të Kosovës dhe të jetë e zëshme sa herë që kërkohet reagimi i saj”, tha ajo.

Ajo tha se Osmani është në një simetri absolute me politikat e kryeministrit Albin Kurti dhe për këtë arsye sipas saj, ajo quhet “notere e kryeministrit”.

“Ne e dimë shumë mirë që është në simetri absolute me politikat e kryeministrit Kurti dhe jo rastësisht nuk po e quajnë në thonjaz ‘notere e kryeministrit’. Ne e dimë shumë mirë se me sa vështirësi e ka marr ajo pozitën e presidentes dhe se si ja kanë bërë votat. Andaj ne e shohim që është nën kontroll të vazhdueshëm të kryeministrit”, tha ajo.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë