Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

“Gjithçka pres me u ba, por mbulesën nuk e hjeku”: Historia e 15-vjeçares që thotë se shkolla po i hakmerret për shaminë

08/04/2023 - 10:01
në Lajme
A A
“Gjithçka pres me u ba, por mbulesën nuk e hjeku”: Historia e 15-vjeçares që thotë se shkolla po i hakmerret për shaminë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Detyrat e klasës po i kryen në shtëpi. Jo se nuk ka dëshirë që të shkojë në shkollë, porse Sara Bungu 15-vjecare nga Shtimja thotë se nuk po e lejojnë që t’a zhvillojë procesin mësimor. Krejt kjo si pasojë e mbulesës që ajo e ka vendosur dy ditë më parë. Nacionale ju sjellë rrëfimin e prindit të 15-vjeçares dhe të vet vajzes për gjithë ngjarjen.

Sara Bungu thotë se ditën e martë ka vendosur që me mbulesë në kokë të shkojë në shkollë.

Por në shkollën “Emin Duraku” në Shtime ku ajo i vijon mësimet, ajo arriti t’i mbajë vetëm dy orët e para. Të tjerat iu ndërpritën nga siç thotë ajo, drejtoria e shkollës.

“Fillimisht e kam pas përkrahjen prej prindërve e familjes. Ka qenë edhe dëshira ime. E kam vu mbulesën, shkaku që është muaji i ramazanit. Të mërkurën shkova në shkollë, i pash shokët, ma uruan. I mbajta vec dy orë. E pastaj erdhën më thanë se duhet me shku te drejtori. Drejtori më tha se kjo që ke ba ti. Të largon prej shkollës,”– i tha Nacionales 15-vjeçarja.

Ajo thotë se pavarësisht kritikave, mbulesën nuk do ta heqë.

“Unë edhe atë ditë i kam tregu se mbulesën e kam vnu me dëshirë. Gjithçka pres me u ba, por mbulesën nuk e heku,:- thotë Sara.

Babai i saj Qerimi thekson se vajza nuk ka pasur presione nga familja për ta vendosur shaminë.

“Sara është 15-vjecare. Ajo ka verndosë vet për shaminë. Pasi ka vendosë vet, ne e përkrahim fuqishëm dhe asnjëherë s’do të lejmë vet,”- thotë prindi.

E nga shkolla ku i vijon mësimet Sara përmes një reagimi publik janë shprehur se kjo shkollë nuk e ka përjashtuar vajzën e tyre nga procesi mësimor për shkak të shamisë.

“Për rastin në fjalë kemi të bëjmë me një fëmijë me moshë jo më të madhe se 14-15 vjeç si dhe me faktin se nxënësi për herë të parë ka ardhur në shkollë me uniformë fetare të mërkurën (5 prill 2023). Duke qenë se është fëmijë dhe mosha e saj nuk është e mjaftueshme sa të vendosë vet drejt për veten e saj, kemi kontaktuar prindin (5 prill 2023) për të parë nëse një veprim i tillë është bërë nga ndonjë trysni nga jashtë. Në bashkëbisedim me ta çështja ka kaluar te familja.”– thuhet në reagimin e shkollës “Emin Duraku” në Shtime.

Megjithëse familja e 15-vjecares theksojnë se drejtori i shkollës ku Sara i vijon mësimet i ka paralajmëruar se vajza e tyre do të përjashtohet.

“Drejtori kështu ka thanë; vajza le të vejn me ju te shpia deri të marten, dhe konsultohu edhe me vajzen, boni trysni le ta heqë mbulesën, mos ta prishë atmosferën në shkollë. Ditën e marte tha që vjen vajza me shami, ti japim vërejtje me shkrim. Të mërkurën tha vjen prap me mbulesë. Ajo s’ka çka lypë ma në shkollë. Përjashtimi , brina nuk ka, se vajza që tri ditë është në shtëpi,:- tha prindi i 15-vjeçares.

Por nga shkolla theksojnë se vajza në fjalë nuk do të mbetet e pa shkolluar për këtë shkak.

“…..këtu nuk ka asnjë vendim për suspendim a largim nga shkolla. Lirimi i nxënësit nga procesi mësimor është e drejtë ligjore që drejtori mund t’i japë nxënësit deri në 10 ditë në rast se kjo është në të mirë të fëmijës (Shih Ligjin për Arsim Parauniversitar). Ajo që ne kemi rekomanduar janë tri ditë që prindi dhe fëmija të bashkëbisedojnë duke ua bërë që qartë të gjitha udhëzimet që rregullojnë këtë çështje dhe duke i garantuar se do të trajtohet seriozisht”.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë