Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Iu “avulluan” 2.1 milionë € nga Thesari, Ahmet Ismailit s’i lëkundet pozita

11/02/2022 - 17:28
në Ekonomi, Kryesore, Lajme
A A
Iu “avulluan” 2.1 milionë € nga Thesari, Ahmet Ismailit s’i lëkundet pozita
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ahmet Ismaili edhe më tutje vazhdon të ushtroj funksionin e drejtorit të thesarit të shtetit, pavarësisht se sot para gjykatës ish punëtori i këtij Institucioni të rëndësishëm shtetëror Labinot Gruda pranoi vjedhjen e 2,1 milionë eurove të buxhetit të shtetit.

Deputet të Kuvendit të Kosovës, por edhe njohës të rrethanave ekonomikë në vend thonë se Ismajli është dashur të jap dorëheqje për të dhënë më shumë mundësi drejtësisë për ta hetuar deri në fund rrjedhën e këtij rasti, mirëpo, ky së paku deri më tash nuk e ka bërë një gjë të tillë.

Për këtë çështje është kontaktuar direkt përmes telefonit drejtorin Ismailin, por ky i fundit ka refuzuar të përgjigjet.

Po ashtu, portali ka dërguar pyetje ministrisë së Financave, por as pas gati një jave pritje ata nuk kanë kthyer përgjigje fare.

Lushtaku: Drejtori të jep dorëheqje

Mergim Lushtaku, deputet/nënkryetar i komisionit për buxhet, punë dhe transfere ka thënë për “Front Online” se Labinot Gruda e ka pranuar fajësinë e që sipas tij kjo është mirë që ka ndodh që e ka pranuar fajësinë që rasti të mbyllet sa më shpejt. “Drejtori i Thesarit duhet të jap dorëheqje të paktën morale. Si drejtor është përgjegjës kryesor për thesarin që asnjë cent të shkojë pa dijen e tij. As të harxhohet e lëre më të keqmenaxhohet” ka thënë Lushtaku.

Shatri: Përgjegjësi morale ka edhe drejtori

Ish ministri i Financave Haki Shatri tregon se brenda rregullave të thesarit një person i vetëm është e pamundur të keqpërdor detyrën, siç ka ndodhur me rastin e vjedhjes së 2,1 milionë euro. Sipas tij, duhet të shikohet deri në fund së kush i ka asistu personit në fjalë, pasi që sipas tij ai i vetëm nuk mund ta kishte bërë këtë. “Normalisht një përgjegjësi morale edhe përgjegjësi funksionale e ka edhe drejtori i cili do të thotë paska lejuar që të ketë aso lloj zbrazëtira brenda thesarit. Nuk mundem me marr rolin e gjykatësit prej një distance, pasi që nuk jam aty që dhjet vite dhe nuk e din se çka ka ndodhur brenda, por unë po them përgjegjësi morale e nëse kur të analizohet prej Institucionit përkatës nëse ka edhe përgjegjësi funksionale ai duhet me dhënë përgjegjësi a është e nivelit të dorëheqjes, apo është e ndonjë dënimi ose ndonjë vërejtje duhet me pa, por normalisht që në vijë institucionale ka përgjegjësi sigurisht, tash çfarë niveli është jo korrekte me fol” ka thënë Shatri për “Front Online”.

Miftaraj: Ministria e Financave është dashur të dal me një raport

Ehat Miftaraj, drejtor i Instituti i Kosovës për Drejtësi ka thënë se deri më tani Ministria e Financave do të duhej të dilte me një raport ku janë identifikuar gjitha problemet , mangësitë apo çështjet e tjera të cilat në një farë mënyre e verifikojnë se nëse mendojnë zyrtar , do të thotë hierarkia e zyrtarëve që kanë pas qasje ose është dashtë ta mbikëqyrin një transfer të tillë a i kanë kryer detyrat, obligimet në bazë të procedurave standarde të veprimit, a i kanë kryer detyrat dhe përgjegjësitë në bazë të ligjit dhe në bazë të saj pastaj sigurisht që të merren masa qoftë në aspektin disiplinor apo edhe masa të tjera të cilat i përcakton ligji siç janë edhe hetimet ku ne e dijmë që Prokuroria Speciale është duke u marrë me këtë rast . “Në rastin konkret duke mos pasur informacion të detajuar nëse ka qenë përgjegjësi e drejtorit të thesarit ose nëse ka mundur i njëjti të parandalojë një gjë të tillë ose jo thjesht është pak problematike me dhënë një konstatim të tillë” ka thënë ai.

JU REKOMANDOJMË

Befason Nait Hasani, tregon me emër kush e vrau veprimtarin e LDK-së

“Donika Gërvalla duhet me dhanë përgjegjësi për fjalën e saj – Glauku dje tha ‘jemi të shokum’, jo more…” Nait Hasani kritika pushtetarëve
17/09/2026 - 23:56

Nait Hasani që ka qenë pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), ka folur në “Pressing” të T7 për verdiktin e Gjykatës Speciale për ish-krerët e UÇK-së. Ai...

Më shumëDetails

“Behajdin Allaqin e kam pasë shok”, Nait Hasani: I besoj deklaratës së gruas së tij

“Behajdin Allaqin e kam pasë shok”, Nait Hasani: I besoj deklaratës së gruas së tij
17/09/2026 - 23:00

Nait Hasani që ka qenë pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), ka folur në “Pressing” të T7 për verdiktin e Gjykatës Speciale për ish-krerët e UÇK-së. Ai...

Më shumëDetails

Deklarohet avokatja e Jakup Krasniqit: 16 vite ai i kaloi në burgje, asnjë dëshmitar nuk ishte kundër tij!

Deklarohet avokatja e Jakup Krasniqit: 16 vite ai i kaloi në burgje, asnjë dëshmitar nuk ishte kundër tij!
17/09/2026 - 22:54

Venkateswari Alagendra, avokatja kryesore e Jakup Krasniqit, ka reaguar pas aktgjykimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, duke paralajmëruar ankesë ndaj vendimit. Alagendra ka thënë se ekipi mbrojtës...

Më shumëDetails

“Donika Gërvalla duhet me dhanë përgjegjësi për fjalën e saj – Glauku dje tha ‘jemi të shokum’, jo more…” Nait Hasani kritika pushtetarëve

“Donika Gërvalla duhet me dhanë përgjegjësi për fjalën e saj – Glauku dje tha ‘jemi të shokum’, jo more…” Nait Hasani kritika pushtetarëve
17/09/2026 - 22:36

Nait Hasani që ka qenë pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), ka folur në “Pressing” të T7 për verdiktin e Gjykatës Speciale për ish-krerët e UÇK-së. Ai...

Më shumëDetails

Kajtazi: Kryegjyqtari Smith veç sa nuk e falënderoi Rexhep Selimin

Kajtazi: Kryegjyqtari Smith veç sa nuk e falënderoi Rexhep Selimin
17/09/2026 - 22:19

Gazetari Vehbi Kajtazi ka komentuar në emisionin “Rubikon” të Klan Kosova pjesën e aktgjykimit ndaj ish-drejtuesve të UÇK-së, duke e vlerësuar si të qëllimshme mënyrën se si kryetari...

Më shumëDetails

Endrit Thaçi falënderon shqiptarët në protestë: Populli është me UÇK-në, ushtria është e pastër

Endrit Thaçi falënderon shqiptarët në protestë: Populli është me UÇK-në, ushtria është e pastër
17/09/2026 - 22:15

Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka falënderuar qytetarët për mbështetjen e dhënë pas aktgjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë. Ai është deklaruar gjatë...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Kajtazi: Kryegjyqtari Smith veç sa nuk e falënderoi Rexhep Selimin

    Kajtazi: Kryegjyqtari Smith veç sa nuk e falënderoi Rexhep Selimin

    207 Shpërndaje
    Shpërndaje 83 Tweet 52
  • Gjyqtari Smith që dënoi dje krerët e UÇK’së s’humb kohë, merr vendim të ri

    102 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • “KU JE SHPIUNE?” – Aksion në objektin e Ministrisë së Drejtësisë, të drejtuar nga Donika Gërvalla – Schwarz

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Befason Nait Hasani, tregon me emër kush e vrau veprimtarin e LDK-së

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • Çfarë ka në syrin e Leonorës? Këngëtarja tregon çka i ndodhi

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë