
Etika e sjelljes në publik është një nga kushtet bazike që do të duhej ta posedonte dhe respektonte secili zyrtar shtetëror, pavarësisht pozicionit që mbanë.
E doza e kësaj gjëje rritet akoma më shumë kur zyrtari/rja mbanë pozitë të lartë shtetërore, siç është ajo e kryesueses së bordit të drejtorëve në një ndërmarrje publike.
Skandaloze del të jenë veprimet në publik të Kumrije Kelmendi Aliu, kryesuese e Bordit të Kompanisë Regjionale Ujësjellësi “Mitrovica”.
Në një video të siguruar nga Gazeta Online Veriu.info shihet kryesuesja Kumrije Kelmendi Aliu, teksa “dalldiset” me veprime aspak të hijshme në prani të përfaqësuesve ndërkombëtarë gjatë një qëndrimi në një restaurant.
Zyrtarja e emëruar nga Qeveria e Albin Kurtit në krye të bordit të KRU “Mitrovica”, bën shkelje flagrante të etikës së sjelljes në publik.
Në çdo vend demokratik evropian, një zyrtare e tillë do të jepte dorëheqje në shenjë kërkimfalje e nëse s’do ta bënte një gjë të tillë atëherë do të sharkohej për sjellje skandaloze.
Por mbetet të shihet nëse zyrtarja Kelmendi Aliu do të japë dorëheqje, apo nëse ajo se merr këtë vendim a do të shkarkohet nga Qeveria Kurti.
Kumrije Kelmendi Aliu u zgjodh në këtë pozitë më 1 qershor të vitit 2022, kjo si kryesuese kurse Bashkim Halabaku, Zijadin Lutolli dhe Miranda Zherka si anëtar./Veriu.info/











