Shemsije Dërmaku, e cila njihet për dekorimet e dasmave, por edhe shumë studiove televizive, ishte protagoniste në rubrikën “Prej zemrës” të emisionit “Kendiv”.
Duke folur për momentet e vështira, ajo rrëfeu për vdekjen e tre personave shumë të dashur brenda tri vitesh. Ajo humbi vëllain, nënën dhe motrën. Për këtë të fundit, tha se ishte gjysma e saj dhe e kishte përjetuar shumë rëndë.
“Ishte shumë keq dhe erdhi një moment kur unë i lutesha zotit ta merrte kur e shihja në atë gjendje dhe mos ta linte të vuante më shumë”, pohoi mes lotësh Dërmaku.
Rrëfimin emocionues e gjeni në video