Për shumë orë mbi 40 minatorë të ndërmarrjes “Trepça” kanë mbetur të ngujuar në minierë, për shkak të mosfunksionimit të ashensorit.
Veriu.info ka raportuar sot ekskluzivisht për këtë ngjarje.
Më në fund minatorët kanë filluar të dalin nga miniera.
Kanë mbetur edhe 3 minatorët e fundit që të dalin në sipërfaqe.
Këtë e ka konfirmuar për Veriu.info kryetari i Sindikatës së Punëtorëve, Ibrahim Jonuzi.
“Kanë mbetur edhe 3 minatorë, 3 pompistët e fundit, që të dalin në sipërfaqe.” – ka thënë Jonuzi.













