Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Mercedes luksoz për hoxhën, Syla tregon një histori me Tërnavën: A janë hoxhallarë, apo njerëz të showbizit?

11/04/2023 - 15:05
në Lajme
A A
Mercedes luksoz për hoxhën, Syla tregon një histori me Tërnavën: A janë hoxhallarë, apo njerëz të showbizit?
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Mazllam Mazllami, një hoxhë nga Prizreni u bë me veturë luksoze në Ramazan. Atë ia dhuruan ‘xhemati’, ndërsa në organizimin e befasisë mori pjesë edhe Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava.

Duke marrë shkas nga kjo, gazetari Valon Syla ka pyetur se “a janë hoxhallarë këta, apo njerëz të showbizit?”.

Syla shkroi se si Tërnava kishte qenë gjithmonë “marakli i kerreve” duke treguar një histori me të.

“Sot e shoh Kryemyftiun Naim Tërrnava që endet mbetet një marakli i kerreve… blen vetura për vajzën e tij superluksoze, për djemt e tij, madje ju hapë firma me shit kerre, dhe tash së fundmi shpalos ‘Mulla Mercedesa’ në muajt e shejtë të Ramazanit, që në vend të reflektohet me modesti, ata sillen si reperat Jay-Z, e protagonistat me terapi si ‘Vali Corleone’…”, shkroi Syla.

“Këtë e bënë Tërrnava, pa i shpalosur kurrë Finacat e BIK’ut, nga të cilët ofertat për haxhillëk, janë më të shtrejta për myslimanët e Kosovës, se për ata shqiptarë myslimanë nga Shqipëria, Maqedonia, apo të tjerë nga rajoni si Novi Pazari, Bosnja e Mali i Zi?”, shtoi ai.

“Ku pi merr paret O Mulla Limuzinë Tërrnava, që kurrë nuk raportove për financat tua, e as BIK’ut?”, ka pyetur ai.

Syla tha se “hoxhallarët i ka rrokë puberteti i dytë”, dhe se “apelin seksual kqyrin me shëru me kerre të shtrejta”.

“Allahu ja u pranoftë Ramazanin. Por, dyshoj”, shkroi Syla.

Postimi i plotë i Valon Sylës

Ishte viti 1984, kur për herë të parë e pashë Naim Tërrnavën. Kishte ardhë te baba jem, me ja ble një kerr. Një Fiqë që ishte kopje jugosllave e Fiatit 500 italian, që baba e kishte ruajtur dhe e mbante mirë… Tërrnava nuk e blente për veti Fiqën, por kishte ardhë ta mësoj për kerre si marakli që është njëfar Mulla Eminin, një hoxhë nga Vushtrria. Dhe aty e mbajta mend atë, si personi që e bënte pazarin me babën për kerr.

‘Ky Hoxhë është djali jem’, më tregonte atë kohë baba…

Më erdhi interesant se hoxhallarët vozitnin kryesisht Lada ruse… edhe atë ngjyre të gjelbërt. Kur e pashë tu ble Fiqë, u çudita.

Sot e shoh Kryemyftiun Naim Tërrnava që endet mbetet një marakli i kerreve… blen vetura për vajzën e tij superluksoze, për djemt e tij, madje ju hapë firma me shit kerre, dhe tash së fundmi shpalos ‘Mulla Mercedesa’ në muajt e shejtë të Ramazanit, që në vend të reflektohet me modesti, ata sillen si reperat Jay-Z, e protagonistat me terapi si ‘Vali Corleone’…

A janë hoxhallarë këta, apo njerëz të showbizit?

Këtë e bënë Tërrnava, pa i shpalosur kurrë Finacat e BIK’ut, nga të cilët ofertat për haxhillëk, janë më të shtrejta për myslimanët e Kosovës, se për ata shqiptarë myslimanë nga Shqipëria, Maqedonia, apo të tjerë nga rajoni si Novi Pazari, Bosnja e Mali i Zi?

Ku pi merr paret O Mulla Limuzinë Tërrnava, që kurrë nuk raportove për financat tua, e as BIK’ut?

Më poshtë e shihni këtë Jay-Z’inë tonë prej imami qysh me familje e me hoxhallarë ka marak me i pajisë me kerre, edhe atë luksoze.

Çfarë shembulli fetar është ky muajin e mëshirshëm dhe modest të Ramazanit. Por me gjasë hoxhallarët i ka rrokë puberteti i dytë, apo kriza e moshës së mesme që ende egot e tyre dhe apelin seksual kqyrin me shëru me kerre të shtrejta.

Allahu ja u pranoftë Ramazanin. Por, dyshoj.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë