Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, por as edhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti nuk e kanë thënë as edhe një fjalë të vetme për sulmin ndaj gazetarit kosovar Valon Syla, i cili u sulmua mbrëmë nga persona ende që janë të pakapshëm për autoritetet e sigurisë.
Kanë kaluar afër 12 orë, por që as Osmani e as Kurti nuk kanë thënë as edhe një fjalë të vetme, qoftë së paku duke dënuar këtë akt të tmerrshëm apo për t`i bërë thirrje organeve përgjegjëse që autorët të sillen para drejtësisë.
I vetmi që ka reaguar ka qenë kryetari i Kuvendit të Kosovës Glauk Konjufca, raporton Gazeta Blic.
Sulmin ndaj gazetarit Valon Syla e kanë dënuar të gjitha partitë politike, shoqëria civile, gazetarë, por edhe shoqata që merret me mbrojtjen e të drejtave të gazetarëve.













