Gjykata e Posaçme ka caktuar masën arrest me burg për ish-oficerin e antidrogës, Sokol Canameti.
Masa i është komunikuar në ambientet e spitalit pasi ish-oficeri i policisë ka shfaqur probleme shëndetësore.
Ai akuzohet nga SPAK se ka kërkuar rryshfet 2000 euro, në këmbim të lehtësimit të pozitave ligjore të një të arrestuari për prodhim dhe shitje narkotikësh në tetor të vitit 2022.
Sipas hetimeve të kryera, Canameti kishte ushtruar presion të riut duke i thënë se do ta gjente kudo që të ishte nëse nuk e sillte këtë shumë parash.
/Gazeta Express













