Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Këto janë të gjitha vendimet që mori Qeveria në mbledhjen e sotme

12/04/2023 - 16:09
në Kryesore, Lajme
A A
Këto janë të gjitha vendimet që mori Qeveria në mbledhjen e sotme
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbledhjen e saj të rregullt në të cilën ka miratuar disa vendime.

Ndër të tjerash, Qeveria njofton se ka:

• Plotësuar dhe ndryshuar Programin Legjislativ të Qeverisë së Republikës së Kosovës për vitin 2023 duke shtuar projektligjet si në vijim:

Projektligji për Harmonizimin e Ligjeve të Veçanta me Ligjin Nr. 05/L-087 për Kundërvajtje (ZKM), afati i miratimit në Qeveri 30.11.2023;
2. Projektligji për plotësimin dhe ndryshimin e ligjeve të veçanta që kanë të bëjnë me krijimin e bazës ligjore për nxjerrjen e akteve nënligjore nga ministrat (ZKM), afati i miratimit në Qeveri 15.11.2023;

3. Projektligji për Harmonizimin e Ligjeve të Veçanta me Ligjin Nr. 08/L- 067 për Inspektimet (ZKM), afati i miratimit në Qeveri 15.11.2023;

4. Projektligji për Harmonizimin e Ligjeve të Veçanta me Ligjin Nr. 04/L- 202 për Sistemin e Lejeve dhe Licencave (ZKM), afati i miratimit në Qeveri 15.11.2023;

5. Projektligji për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar (MFPT), afati i miratimit në Qeveri 20.12.2023;

6. Projektligji për Tatimin në të Ardhurat Personale (MFPT), afati i miratimit në Qeveri 20.12.2023;

7. Projektligji për Tatimin në të Ardhurat e Korporatave (MFPT), afati i miratimit në Qeveri 20.12.2023;

8. Projektligji për Armë (MPB) afati i miratimit në Qeveri 31.07.2023;

9. Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 05/l -015 për Letërnjoftim (MPB), afati i miratimit në Qeveri 30.06.2023

10. Projektligji për Inspektimin në Fushën e Mjedisit, Ujërave, Natyrës, Planifikimit Hapësinor, Ndërtimit dhe Banimit (MMPHI), afati i miratimit në Qeveri 30.11.2023;

11. Projektligji për Automjete (MMPHI), afati i miratimit në Qeveri 05.12.2023;

12. Projektligji per Prodhimin, Prezantimin dhe Shitjen e Duhanit dhe Produkteve të Ngjashme (MINT), afati i miratimit në Qeveri 30.06.2023.

• Miratuar Projektligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes Financiare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian për Programin IPA 2022. Marrëveshja i mundëson Republikës së Kosovës që të përfitojë 62.25 milionë euro nga Bashkimi Evropian, të cilat do të zbatohen në projektet e kthimit dhe ri-integrimit të komuniteteve, përkrahja për profesionet e lira në Kosovë, instrumentet e përafrimit dhe përkrahja për mjedisin dhe energjinë e gjelbër. Kjo mbështetje e Bashkimit Evropian përmes IPA-s konsiderohet si kontribut i veçantë për të fuqizuar procesin e integrimit evropian të Republikës së Kosovës, posaçërisht duke ndihmuar në arritjen e obligimeve të dala nga Marrëveshja e Stabilizim Asociimit. Totali i mjeteve të dedikuara, duke përfshirë mjetet e Bashkimit Evropian, donatorëve dhe kontributin nga Qeveria e Republikës së Kosovës është 91 milionë e 830 mijë euro.

• Miratuar projektligjin për Përfaqësimin e Institucioneve Shtetërore në Procedura Gjyqësore dhe Arbitrazh. Ky Projektligj përcakton rregullat e përfaqësimit të institucioneve të administratës shtetërore në procedura gjyqësore dhe arbitrazh, po ashtu rregullon edhe funksionimin dhe kompetencat e Avokaturës Shtetërore, si dhe statusin juridik të avokatit të komunës. Javën e kaluar Republika e Kosovës shënoi fitoren e tretë me radhë në arbitrazhin ndërkombëtar, duke kursyer 145 milionë euro nga vlera e pretenduar. Projektligji i sotëm kontribuon në fuqizimin e mëtejmë të institucioneve të drejtësisë.

• Aprovuar analizën Juridike për thjeshtimin, bashkimin ose eliminimin e lejeve dhe licencave në kuadër të Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Ministrisë së Drejtësisë dhe Ministrisë së Ekonomisë.

• Miratuar Rregulloren për Sistemin e Menaxhimit të Performancës për Agjencitë në Kuadër të Administratës Shtetërore

• Miratuar Udhëzimin Administrativ për ndryshimin dhe plotësimin e Udhëzimit Administrativ për Masat e Veçanta për Regjistrimin e Pronës së Paluajtshme të Përbashkët në Emër të të dy Bashkëshortëve. Neni 9-të i Udhëzimit ndryshohet dhe zbatimi i Udhëzimit do të zgjasë për periudhën 8 (tetë) vjeçare nga dita e hyrjes në fuqi. Gjatë vitit 2022 nga kjo masë afirmative kanë përfituar 4375 çifte në nivel vendi, duke regjistruar pa pagesë pronën në emër të dy bashkëshortëve. Kjo masë afirmative ka ndihmuar në rritjen e qasjes së grave në pronë dhe për herë të parë kemi arritur normën e pronësisë nga gratë në nivel vendi në përqindje prej 19,22 %.

• Caktuar datën 14 prill si Ditë Memoriale e të Mbijetuarve të Dhunës Seksuale gjatë Luftës së Fundit në Kosovë. Ky vendim është marrë edhe në bashkërendim me Presidenten e Republikës së Kosovës.

• Ndarë 287 mijë euro për kompensim financiar të njëhershëm për delegatët e legjislaturës të vitit 1990. Këto mjete do të ndahen proporcionalisht për deputetët, të cilët kanë marrë pjesë në Mbledhjen e Kuvendit të Kosovës më datë 2 korrik 1990 dhe më 7 shtator 1990, si dhe kanë vazhduar të marrin pjesë në mbledhjet e Kuvendit deri më datën 24 maj 1992.

• Ndarë 5.5 milionë për zbatimin e masës 2.2- Mbështetje e Bizneseve për qasje në financa, të Pakos së Ringjalljes Ekonomike.

• Përditësimin e Listës Shtetërore Strategjike për Mallra Ushtarake, duke iu referuar Listës së Bashkimit Evropian për mallrat që vihen nën kontroll për shkaqe të sigurisë kombëtare, politikës së jashtme, sigurisë publike ose për arsye të të drejtave të njeriut.

• Rialokuar mjetet buxhetore në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal në përputhje me 14 marrëveshjet e mirëkuptimit për projekte kapitale të nënshkruara nga Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Kryetarët e Komunave dhe Donatorët. Për këtë qëllim janë ndarë 3.5 milionë dhe do të shfrytëzohen për realizimin e 14 projekteve, që janë të nënshkruara edhe në memorandumet e mirëkuptimit për projekte kapitale të nënshkruara në mes të Ministrit të Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, kryetarët e komunave dhe donatorët.

• Rialokuar 2.17 milionë euro në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit për zbatimin e Programit “Masat preventive – intervenime emergjente nëpër komuna të ndryshme”.

• Ndarë 20 mijë euro si kontribute për fondacionin Kardinal “Domeniko Bartolluqi”, si financim i pjesshëm i koncertit orkestral, që do të mbahet me 21 qershor 2023 në Vatikan, me qëllim të Promovimit të Republikës së Kosovës.

• Shkarkuar Bordin menaxhues të Ndërmarrjes Publike Trainkos Sh.A. dhe është emëruar bordi i ri i përkohshëm deri në përzgjedhjen e bordit të ri. Përbërja e Bordit të ri të përkohshëm është si në vijim:

1. Riza Spanca, kryesues
2. Astrit Mehaj, anëtar,
3. Hasan Preteni, anëtar,

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë