Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Radioja publike amerikane largohet nga Twitter, pasi etiketohet si “e financuar nga qeveria”

12/04/2023 - 17:07
në Tech
A A
Radioja publike amerikane largohet nga Twitter, pasi etiketohet si “e financuar nga qeveria”
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Radioja Kombëtare Publike (NPR), me seli në Uashington të SHBA-së, ka bërë të ditur se do të largohet nga platforma Twitter shkaku i vendimeve të fundit të marra nga ky rrjet social nën pronësinë e Elon Musk për ta identifikuar mediumin me disa etiketime që mediumi cilëson se kanë qëllim t’ia dëmtojnë besueshmërinë në publik.

“Llogaritë organizative të NPR nuk do të jenë më aktive në Twitter sepse platforma po ndërmerr veprime që minojnë besueshmërinë tonë duke lënë të kuptohet në mënyrë të rreme se ne nuk jemi të pavarur”, tha organizata e lajmeve përmes një deklarate të mërkurën, më 12 prill.

Javën e kaluar, Twitter etiketoi llogarinë kryesore të NPR si “media e lidhur me shtetin”, emërtim që përdoret për t’i identifikuar edhe mediumet që kontrollohen ose ndikohen shumë nga qeveritë autoritare.

Twitter më vonë e ndryshoi etiketën në “media e financuar nga qeveria”, me të cilën e etiketoi të paktën edhe një medium tjetër publik, atë britanik BBC.

“Ne nuk e vendosim gazetarinë tonë në platforma që kanë treguar interes për ta minuar besueshmërinë tonë dhe perceptimin e publikut për pavarësinë tonë editoriale”, thuhet në deklaratën e NPR.

Shefja për komunikim publik e NPR, Isabel Lara, tha në një email se “gazetarët dhe punonjësit e NPR do të vendosin vetë nëse dëshirojnë të qëndrojnë në platformë, njësoj si stacionet anëtare të NPR pasi ato janë nën pronësi të pavarur dhe operohen në mënyrë të pavarur”.

NPR merr fonde nga qeveria e SHBA-së përmes granteve nga agjencitë dhe departamentet federale, së bashku me Korporatën për Transmetim Publik. Kompania ka thënë se kjo përbën më pak se 1 për qind të buxhetit vjetor operativ të NPR.

JU REKOMANDOJMË

Si të zbuloni nëse ka kamera të fshehta në hotel me një truk të thjeshtë?

Si të zbuloni nëse ka kamera të fshehta në hotel me një truk të thjeshtë?
10/10/2026 - 00:09

Kur qëndroni në një hotel apo në një apartament me qira gjatë pushimeve, privatësia është një nga gjërat e fundit për të cilat duhet të shqetësoheni. Megjithatë, raste...

Më shumëDetails

Jaguar prezanton modelin e ri, çmimi i tij qenka goxha i madh

Jaguar prezanton modelin e ri, çmimi i tij qenka goxha i madh
07/10/2026 - 16:30

Jaguar ka zbuluar modelin e prodhimit Type 01, një makinë që hap një kapitull krejtësisht të ri në historinë e markës britanike dhe që nuk përpiqet aspak t’u...

Më shumëDetails

‘Flluskë që mund të shpërthejë’/ Ekspertët paralajmërojnë për rreziqet e AI: mund të përdoret edhe për armë biologjike

‘Flluskë që mund të shpërthejë’/ Ekspertët paralajmërojnë për rreziqet e AI: mund të përdoret edhe për armë biologjike
07/10/2026 - 14:31

Investitorë dhe politikëbërës kanë ngritur shqetësime të reja për të ardhmen e inteligjencës artificiale, duke paralajmëruar jo vetëm për një flluskë financiare, por edhe për rreziqe që mund...

Më shumëDetails

WhatsApp teston një dizajn të ri për Android, ja se çfarë do të ndryshojë!

WhatsApp-i nën mbikëqyrje të rreptë nga BE-ja
03/10/2026 - 12:26

Sipas informacioneve nga versioni beta i WhatsApp-it, kompania aktualisht po eksperimenton me një dizajn të ri të shiritit të navigimit. Versionet e paraqitura janë ende në fazat e...

Më shumëDetails

Ora e Zuckerberg kushton miliona në ankand, krijuesi është shqiptar

Ora e Zuckerberg kushton miliona në ankand, krijuesi është shqiptar
03/10/2026 - 11:23

Një pyetje mbi orën që kishte zgjedhur të mbante në dorë i dha Mark Zuckerberg mundësinë të fliste për një prej emrave më të rrallë të orëndreqjes moderne....

Më shumëDetails

WhatsApp-i sjell një ndryshim të ri në navigim, ja çfarë po testohet

WhatsApp-i sjell një ndryshim të ri në navigim, ja çfarë po testohet
30/09/2026 - 13:26

WhatsApp-i po përgatit ndryshime në pamjen e aplikacionit për Android, me fokus te shiriti i navigimit dhe mënyra se si do të shfaqet Meta AI. Ndryshimet janë zbuluar...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • I dyshuari për vrasjen në Gjilan është biznesmen i njohur në Kosovë

    I dyshuari për vrasjen në Gjilan është biznesmen i njohur në Kosovë

    279 Shpërndaje
    Shpërndaje 112 Tweet 70
  • Ky është çifti i përfshirë në tragjedinë në Gjilan, burri dyshohet se vrau bashkëshorten dhe vëllanë e saj

    116 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Trump paralajmëron: Kemi një njoftim të madh për naftën

    112 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • “Probleme familjare, kërkesë për divorc” – Zbulohen dyshimet e para për vrasjen e dyfishtë në Gjilan

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Dyshohet se gruaja në Gjilan u vra aksidentalisht gjatë shkëmbimit të zjarrit mes bashkëshortit dhe miqve të tij

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë