Analisti Imer Mushkolaj, ka thënë se njerëz të pushtetit dhe VV-së thuajse çdo ditë i quajnë gazetarët dhe opinionistët kritikë “të shitur”, “bashkëpunëtorë të Serbisë”, “të kriminalizuar”, raporton Gazeta Blic.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se në këtë mënyrë ata krijojnë klimë të përshtatshme që gazetarët të linçohen dhe të sulmohen.
Postimi i tij i plotë:
Njerëz të pushtetit dhe të partisë në pushtet thuajse çdo ditë i quajnë gazetarët dhe opinionistët kritikë “të shitur”, “bashkëpunëtorë të Serbisë”, “të kriminalizuar” etj. Duke përdorur këtë gjuhë, ata krijojnë klimë të përshtatshme që gazetarët të linçohen dhe të sulmohen.












