Gazetari Visar Duriqi ka folur për sulmet ndaj gazetarëve që kanë ndodhur në Kosovë.
Sipas tij, sa u përket sulmeve ndaj gazetarëve, institucionet i japin zor vetëm tre ditë, pas tre dite e gjuajnë aty në tavolinë.
‘’Gjykatat nuk po japin vendime meritore për sulmet, mendoj që vendimet duhet me qenë sa ma korrekte. Sa i përkët sulmeve ndaj gazetarëve institucionet i japin zor vetëm tre ditë, mas tre dite e gjujt qaty në tavolinë’’, ka thënë Duriqi.
Duriqi ka folur edhe për atë se a duhet të armatosen gazetarët për vetëmbrotje. Sipas tij, zgjidhja për armatosje të njerëzve është gabim.
‘’Zgjidhja për armatosje të njerëzve është gabim, gjykatat duhet më shqiptu dënime në bazë ligjore’’.
Më tutje Duriqi thotë se krerët politikë reagojnë ndaj sulmeve të gazetarëve vetëm për mos me i thënë njerëzit se përse nuk keni reaguar.











