Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Bislimi: Shtyrja e zgjedhjeve në veri nuk është opsion i mirë, atë po e kërkon Vuçiqi

13/04/2023 - 20:40
në Kryesore, Lajme
A A
Bislimi: Shtyrja e zgjedhjeve në veri nuk është opsion i mirë, atë po e kërkon Vuçiqi
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Zëvendëskryeministri i Kosovës, njëherësh kryenegociator i Kosovës në dialogun me Serbinë, Besnik Bislimi, ka thënë se zgjedhjet e 23 prillit në katër komunat në veri të Kosovës nuk bën të shtyhen.

Në një intervistë për “Zërin e Amerikës”, Bislimi tha se ka vullnet nga shumica e partive për t’u mbajtur këto zgjedhje, dhe është vetëm Lista Serbe ajo që nuk dëshiron të jetë pjesëmarrëse.

“Zgjedhjet janë themel i demokracisë dhe në një demokraci të mirëfilltë, janë institucionet shtetërore që i vendosin afatet për mbajtjen e tyre. Në këtë rast, në zgjedhjet në veri të Kosovës, ka vullnet nga parti politike për të qenë pjesëmarrës në zgjedhje. Ky vullnet mungon vetëm nga një subjekt politik dhe do të ishte gabim që vullneti politik i shumicës së subjekteve politike t’i nënshtrohej interesave joparimore të një subjekti të vetëm politik, për të cilin ne besojmë se deklarimi për mospjesëmarrje në zgjedhje e kanë jo për arsye të kalkulimeve momentale, por për shkak se duke qenë se kanë parë rënien e madhe të besimit te qytetarët, ata duhan që këtë ta kamuflojnë përmes ikjes së mbajtjes së zgjedhjeve”, deklaroi Bislimi.

Tutje, ai tha se zgjedhjet nuk bën të shtyhen dhe se protagonisti kryesor për shtyrjen e tyre është presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Madje ai tha se ka edhe zëra opozitarë në Kosovë që i bashkohen narratives së Vuçiqit, e që për Bislimin “është shumë gabim”.

“Shtyrja nuk është opsion i mirë, është opsion i atyre që mendojnë që në këtë moment më mirë që veriu të shndërrohet në një zonë të menaxhimit të krizave, e jo të hyjë në një proces të normalizimit të raporteve. Për momentin, protagonisti kryesor që kërkon shtyrjen e zgjedhjeve është Vuçiqi i cili edhe kërkon koncesione për pjesëmarrje në zgjedhje. Është shumë gabim që edhe zëra nga politika në Kosovë i bashkohen kësaj narrative të zotëri Vuçiqit. Ajo që është me rëndësi të thuhet është që me deklarimet e tij të djeshme, zotëri Vuçiqi në disa instanca e ka shkelur edhe marrëveshjen bazike të datës 27 shkurt, por edhe aneks-implementimin e 18 marsit për arsye se deklaratat e tij qartazi tregojnë se ai nuk është i interesuar të ndërtojë raporte të fqinjësisë së mirë me Kosovën, është ende i interesuar që të interferojë në punët e brendshme të Kosovës dhe të pengojë normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë”, theksoi zëvendëskryeministri Besnik Bislimi.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë