
Gjatë këtyre ditëve të ftohta, nxënësit e shkollës fillore “Shaban Idrizi” në Zhabar të Mitrovicës nuk kanë pasur ngrohje.
Për këtë janë ankuar prindërit e fëmijëve, të cilët thonë se fëmijët e tyre po mërdhijnë nga të ftohtit, shkruan Jepi zë.
Veç kësaj, kësaj shkolle i mungon edhe pastërtia, për të cilën prindërit thonë se është e tmerrshme.
Ata kërkojnë masa të menjëhershme, në mënyrë që ky problem të evitohet.










