Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Ish-polici që akuzohet se vrau kolegun në Zllatar deklarohet i pafajshëm, i shpreh ngushëllime familjes

14/04/2023 - 13:18
në Lajme
A A
Ish-polici që akuzohet se vrau kolegun në Zllatar deklarohet i pafajshëm, i shpreh ngushëllime familjes
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

sh-polici, Fatlum Mehmeti është deklaruar i pafajshëm se nga “dashja eventuale” kishte vrarë policin L.H, në shkurt të 2022-ës, në një organizim shoqëror në Zllatar të Prishtinës.

Po ashtu, i akuzuari Mehmeti në fillim të seancës shprehi keqardhjen dhe ngushëllimet e tij ndaj familjes së të ndjerit L.H raporton “ Betimi për Drejtësi”.

Lexo Edhe:

Mënyrë natyrale për të rritur epshin tuaj në 30 sekonda

“Çfarë prisni?- që të hyja me tanke…”, Vuçiq kapet keq me gazetarin e N1…
“Shpreh dhimbjen time shpirtërore për mungesën e kolegut dhe shokut tim LH. Familjes së tij të nderuar i shpreh ngushëllimet e mia ma të sinqerta nga thellësia e zemrës. Unë ju garantoj se për të vërtetën dhe vënien në vend të drejtësisë për shokun tim unë do jem krahu juaj i djathtë dhe mbështetësi juaj më i madh sepse këtë ia kam borxh L.H dhe familjes së tij, familjes sime dhe kolegëve të mi, sigurisht edhe vetes sepse drejtësia për të ndjerin është edhe një lloj lirimi shpirtëror për mua”, tha i akuzuari Mehmeti.

Ndryshe në këtë seancë është ftuar të dëgjohet dëshmitari Florent Ahmeti, mirëpo kryetari i trupit gjykues Kushtrim Shyti ka bërë të ditur se i njëjti mungon në seancë ndërsa mungesën nuk e ka arsyetuar përkundër faktit se është ftuar në mënyrë të rregullt.

Paraprakisht, në fillim të seancës është lexuar aktakuza nga prokurori i shtetit Ilaz Beqiri, ndërsa më pas seanca ka vazhduar me fjalën hyrëse të palëve në procedurë.

Prokurori Beqiri, në fjalën hyrëse deklaroi se në këtë çështje penale, prokuroria ka zhvilluar hetimet dhe ka siguruar prova të mjaftueshme, e me administrimin e tyre sipas tij pa asnjë mëdyshje do të vërtetohet se i akuzuari Mehmeti ka kryer veprën penale e cila i ngarkohet.

Përfaqësuesi i palës së dëmtuar L.H, avokati Besnik Berisha, tha se i akuzuari Mehmeti më 18 shkurt 2022 kishte shpërfillur të gjitha rregullat e mësuara në Akademi të Policisë dhe pa asnjë arsye kishte manipuluar me armë duke e privuar nga jeta të ndjerin L.H.

Avokati Berisha shtoi se gjatë kësaj procedure do të provohet se i akuzuari Mehmeti nuk kishte asnjë arsye që ta tërheqë armën nga brezi i tij për ta vendosur në xhaketën të cilën as nuk e kishte në trup.

“…sikurse do provohet se lojërat me armë, ai nuk i kishte sefte por i parapëlqente që t’i bënte shpeshherë madje në kushtet me rrezikshmëri të lartë, ku gabimi mund të ishte fatal e ku pendimi nuk do të kishte vlerë”, tha avokati Berisha.

Ai po ashtu shtoi se lista e dëshmitareve që do dëgjohen dhe vetë mbrojtja e të akuzuarit do të provojnë se ka dashje eventuale në këtë rast, pasi që i akuzuari ka qenë në dijeni për pasojën që mund ta shkaktojnë veprimet e tij.

Në anën tjetër mbrojtësi i të akuzuarit Mehmeti, avokati Labinot Buzuku e ka elaboruar fjalën e tij hyrëse të cilën paraprakisht e ka dorëzuar në formë të shkruar.

Ai fillimisht i shprehi ngushëllime familjes Haxholli në emër të tij personal si dhe në emër të familjes Mehmeti.

Tutje avokati Buzuku theksoi se rasti ka ndodhur tërësisht jashtë vullnetit dhe paramendimit të pandehurit dhe se e gjitha ka ndodhur nga veprimi i largimit të armës nga brezi dhe vendosja e armës në xhep të xhaketës së tij e që arma të ishte larg trupit që së bashku me të ndjerin L.H dhe të pranishmit ta kishin një komoditet.

Ai shtoi se nga provat vërtetohet se në rastin konkret nuk ka pasur dashje, por se Prokuroria e ka interpretuar gabimisht dispozitivën ligjore, ngase përshkrimi i dispozitivit të aktakuzës korrespodon me veprën penale “nga pakujdesia”, të cilën, të cilën vepër nuk e ka mohuar i akuzuari Mehmeti.

Lidhur me sipër, avokati Buzuku ka kërkuar nga Prokuroria që të bëjë rikualifikimin e veprës penale në mënyrë që i akuzuari Mehmeti të bëjë pranimin e fajësisë.

“Në ditën kritike askush nuk ka manipuluar me armë, i mbrojturi im nuk e ka përdorur armën për manipulim, i njëjti asnjëherë nuk ka gjuajtur as në hapësira të jashtme mirëpo fatkeqësisht është tërhequr këmbëza duke bërë edhe ndërrimin e vendit të armës nga brezi në xhep të xhaketës me të vetmin qëllim që të ishin më komod në ndenjën e organizuar dhe që arma të qëndronte më larg trupit të tij”, tha ai.

Më pas gjykatësi Shyti tha se serish kanë tentuar ta kontaktojnë dëshmitarin Ahmeti përmes telefonit mirëpo i njëjti nuk e ka hapur telefonin.

Gjykatësi Shyti konstatoi se në mungesë të dëshmitarit Ahmeti nuk ka kushte që të vazhdohet shqyrtimi gjyqësor, andaj në këto rrethana seanca e sotme është shtyrë.

Seancat e radhës janë caktuar me 19 dhe 24 maj si dhe me 6 qershor 2023.

Ndryshe, sipas aktakuzës të ngritur nga Prokuroria Themelore në Prishtinë më 20 tetor 2022, Fatlum Mehmeti akuzohet se më 18 shkurt 2022, rreth orës 13:45, në sallonin e vilës në fshatin Zllatar të Komunës së Prishtinës, me dashje eventuale ka privuar nga jeta tani të ndjerin, pjesëtarin e Policisë së Kosovës, L.H.

Në këtë aktakuzë thuhet se gjatë një ndeje që ishte organizuar nga ana e pjesëtarëve të Policisë së Kosovës së Stacionit Policor Qendra në Prishtinë, ku prezent kanë qenë pjesëtarët e PK-së: Florent Ahmeti, Gëzim Tahiri, Ilir Salihu, Bleart Misiri, Elit Thaqi, Enis Imeri, Artan Morina, Astrit Zabërgja, Ron Aliu, Arian Menxhiqi, Adis Berisha, Xhafer Berisha, Valdet Rrahimi dhe Ali Ahmeti, i akuzuari Fatlum Mehmeti i vetëdijshëm që manipulimi me armë paraqet rrezik për rrethin e posaçërisht në hapësira të mbyllura, në prezencën e personave të lartcekur, ka manipuluar me armën zyrtare të tipi “Gllok” 9mm, deri sa ishte i ulur në krevat, ndërsa në anën e majtë të tij, në distancë prej rreth 70-80 cm, ishte i ulur tani i ndjeri L.H dhe përreth kolegët e tij.

Tutje, në aktakuzë thuhet se i akuzuari ka nxjerrë armën nga beli me qëllim që ta vendosë atë në xhaketë, si dhe mundohet që ta heqë karikatorin dhe ta sigurojë armën, mirëpo shkakton një të shtënë nga arma dhe predha e godet tani të ndjerin L.H. në regjionin e krahut të dorës së djathtë, me ç’rast i shkakton plagë vdekjeprurëse.

Andaj, me këtë akuzohet se ka kryer veprën penale “Vrasje me dashje eventuale” nga neni 172 lidhur me nenin 21 par.3 të Kodit Penal.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë