
Mbrëmë në Prishtinë ka ndodhur një plagosje me armë zjarri derisa një person është në gjendje të rëndë shëndetësore në Qendrën Klinike Universitare.
ATV ka publikuar në Facebook pamje të momentit menjëherë pas plagosjes që ka ndodhur në Prishtinë.
Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Prishtinë pas plagosjes së një personi të shtunën e 12 shkurtit.
Pas plagosjes së një personi të shtunën e 12 shkurtit, Policia e Kosovës ka njoftuar se në lidhje me rastin është arrestuar një i dyshuar në komunën e Prishtinës.
Sipas raportit 24 orësh të policisë thuhet se i dyshuari është dërguar në mbajtje me urdhër të prokurorit.
Në anën tjetër, viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor nën përkujdesje policore.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës mashkull kosovar, të cilit i ka shkaktuar lëndime. Deri te rasti ka ardhur pas një mosmarrëveshje që kishin mes vete. Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor nën përkujdesje policore. I dyshuari është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.












