Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

18 vite nga vrasja vëllait të Ramush Haradinajt, Enverit, ja si ndodhi vrasja enigmatike e pasluftës

15/04/2023 - 21:33
në Kryesore, Lajme
A A
18 vite nga vrasja vëllait të Ramush Haradinajt, Enverit, ja si ndodhi vrasja enigmatike e pasluftës
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ish luftëtari i UÇK-së që u kishte shpëtuar shumë betejave të suksesshme kundrejt forcave ushtarake dhe policore serbe, gjeti vdekjen rreth 6 vite pas përfundimit të luftës.

Vëllai i ish kryeministrit dhe ish komandantit të UÇK-së, Ramush Haradinajt, Enver Haradinaj ishte vetëm 25 vjeç kur do të qëllohej për vdekje në një nga atentatet më enigmatike të pasluftës, raporton Gazeta Online Veriu.info.

Ai ishte vrarë në pritë, derisa po kthehej nga Peja në Deçan. Mbi të ishte hedhur breshëri plumbash mes fshatit Lubeniq dhe Raushiq, në magjistralen Pejë-Gjakovë.

Enveri ndodhej në xhipin e tipit “Opel Montero”, ngjyrë vishnje.

Nga vetura që kishte parakaluar xhipin ishte shtënë gjatë disa dhjetëra metrave. Burime nga vendi ngjarjes tregonin se vetura kishte qenë e tipit “Audi 80”, ngjyrë e kuqe. Por, policia nuk kishte dhënë ndonjë hollësi, duke mohuar të kenë ndonjë të dhënë, shkruan Veriu.info

Policia kishte dalë në vend të ngjarjes dhjetë minuta më vonë, kur i plagosuri ishte dërguar për në Spital të Pejës.

Plagëve të rënda që kishte marrë, s’kishte mundur t’iu rezistojë as deri në hyrje të qytetit. Kishte vdekur rrugës.

Enveri ishte i treti djalë që ishte vrarë nga familja Haradinaj. Dy djemë të tjerë të kësaj familje, Luani dhe Shkëlzeni, ishin vrarë gjatë luftës.

Për fat të keq kjo fatkeqësi e goditi familjen Haradinaj në kohën kur Ramushi dhe Dauti ishin në burg, njëri në Hagë e tjetri në Kosovë për veprimtarinë e tyre gjatë luftës.

Në varrimin e Enverit kishin marrë pjesë dhjetëra mijëra veta. Për ceremoninë e varrimit kishte ardhur nga Haga Ramush Haradinaj, i cili ishte liruar me kusht, si dhe Daut Haradinaj, i cili ishte liruar për disa orë nga burgu i Dubravës, raporton Veriu.info

Po ashtu vlen të theksohet se Ramush Haradinaj kishte falur gjakun e vëllait ditën e varrimit të të vëllait.

Sot janë bërë 18 vite nga një nga vrasjet më të bujshme të pasluftës në Kosovë, kurse vrasësi ende nuk është kapur./Veriu.info

JU REKOMANDOJMË

Bekë Berisha: Njerëzit më pyesin si mundeni me duru karagjozin Dimal Basha?!
Lajme

Deputeti i AAK’së: Nuk kam shpresë që do të zgjidhet diçka të presidentja

15/05/2025 - 10:08
Mërgimtari niset në këmbë nga Gjermania për Kosovë, beson që 45 ditë arrin në Prishtinë
Lajme

Mërgimtari niset në këmbë nga Gjermania për Kosovë, beson që 45 ditë arrin në Prishtinë

15/05/2025 - 09:46
Ky është kosovari që zgjidhet kryetar komune në një qytet në Texas
Lajme

Ky është kosovari që zgjidhet kryetar komune në një qytet në Texas

15/05/2025 - 09:23
E gjeti kuletën me 193 euro, por thotë se halli e pengoi ta dorëzonte – babai i dy vajzave dënohet me 7 muaj burg
Lajme

E gjeti kuletën me 193 euro, por thotë se halli e pengoi ta dorëzonte – babai i dy vajzave dënohet me 7 muaj burg

15/05/2025 - 01:26
Berisha: S’kam marrëveshje me Kurtin – s’e votoj dikë që nuk më respekton
Lajme

Berisha: S’kam marrëveshje me Kurtin – s’e votoj dikë që nuk më respekton

15/05/2025 - 01:24
Analisti Hoxha: I pate katër vjet e kërkush nuk t’pengoi – Kurti na mbajti me shantazh përmbi kry, tu e përmend Serbinë
Lajme

Dibran Hoxha tregon se çka fliste deputeti i Vetëvendosjes në telefon: Nuk i kemi numrat, as ata nuk i kanë numrat

15/05/2025 - 01:22

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Presidenti i KF Drenicës, Haxhi Reci, ‘feston’ në mënyrë unike rikthimin e klubit në Superligë (Video)

    Presidenti i KF Drenicës, Haxhi Reci, ‘feston’ në mënyrë unike rikthimin e klubit në Superligë (Video)

    188 Shpërndaje
    Shpërndaje 75 Tweet 47
  • Gjendet në Prishtinë e mitura nga Gjilani – Qëndronte në Albi Mall, është në gjendje të mirë shëndetësore

    111 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • Deputetja e LDK-së bën thirrje për reflektim dhe bashkëpunim për zhbllokimin e Kuvendit

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Reagon Faton Peci për tenderin që ju dha shtetasit serb: Pse kjo zhurmë për boshnjak/mysliman nga Novi Pazari?

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Mbyllen edhe tri institucione të tjera serbe në veri

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë