
Gazetari dhe analisti Vehbi Kajtazi thotë se islamin politik e konsideron armik të Kosovës, menjëherë pas Serbisë, transmeton Gazeta Metro.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se temat si dhuna verbale, ekstremizmi fetar, e islami politikë të udhëhequr nga disa fanatikë, sot po trajtohen si ‘show’ në shoqërinë kosovare.
”Une nuk e shoh keshtu. E shoh si rrezik real me te cilin do te ballafaqohemi shume shpejt,” ka shkruar ai.
Sipas tij, disa individë që kanë ndikim, përmes fondacioneve dhe ”biznese hallall” siç i quan ai, janë duke u grupuar për themelin e një lëvizjeje politike islamike.
Qëllimi i tyre thotë Kajtazi është të goditet shteti i Kosovës, demokracia e saj dhe rendi kushtetues në kurriz.
”Injorimi i kesaj levizje sot, do te na detyroje te kemi beteja neser. Prandaj, show i sotem, neser do te jete konfikt i hapur mes demokracise, rendit kushtetues me islamin politik qe ka synim ta rrenoje kete rend,” ka shkruar ai.
Kujtojmë se javën e kaluar pas disa shkrimeve në Facebook u sulmua brutalisht nga tre persona gazetari Valon Syla.
Syla kishte reaguar pasi hoxha nga Prizreni Mazllam Mazllami kishte marrë dhuratë nga ‘xhemati’ një veturë luksoze të tipit Mercedes.
Personat që e sulmuan Sylën po dyshohen për kryerjen e veprës penale “Nxitje e përçarjes dhe mosdurimit” dhe atyre iu është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh nga Gjykata Themelore në Prishtinë.













