Muaji i Ramazanit përfundon ditën e enjte ka bërë të ditur BIK-u, ndërsa namazi i Fitër Bajramit do të falët në orën 06:23 të premten, shkruan Veriu.info
Manifestimi qendror për festën e Fitër Bajrami mbahet në Xhaminë e Madhe në Prishtinnë, ku hytben do ta mbajë Myftiu Naim Tërnava, i cili do t’i drejtohet besimtarëve me mesazhin që ka për festën e Fiter Bajramit.
Postimi i plotë:
“Me rastin e festës së Fitër – Bajramit, ditën e parë, më 21 prill 2023, Kryesia e BIK-ut, si tradicionalisht organizon pritje përurimi në selinë e Kryesisë nga ora 9:00-12:00”
Tutje, BIK-u ka uruar festën e Fitër Bajramit për të gjithë besimtarët.











