Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

VV’ja në ‘aksion’, godasin Prokurorin Blerim Isufaj dhe mbrojnë shefin e arrestuar të KEK-ut

19/04/2023 - 23:24
në Kryesore, Lajme
A A
VV’ja në ‘aksion’, godasin Prokurorin Blerim Isufaj dhe mbrojnë shefin e arrestuar të KEK-ut
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

21 minuta më parëVV’ja në ‘aksion’, godasin Prokurorin Blerim Isufaj dhe mbrojnë shefin e arrestuar të KEK-utShare Button Gazeta Blic Deputeti i Vetëvendosjes, Arbër Rexhaj, e ka sulmuar kryeprokurorin e Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj për arrestimin e kryeshefit të KEK-ut, Nagip Krasiqi.

Ai ka shkruar se Isufaj po dëshiron me çdo kusht që të bëhet Kryeprokuror i Shtetit edhe pse krerët e shtetit se duan atë.

“Kush është ky Blerim Isufaj që nuk e duan për kryeprokuror asnjëri nga tre krerët shtetëror (Presidentja, Kryeministri e Kryeparlamentari) e megjithatë don që me çdo kusht e për çfarëdo çmimi të bëhet Kryeprokuror?! Ai ka siklet të madh diku e mbështetje jo të vogël prej ndokujt”, ka shkruar deputeti i VV-së.

Deputeti i kësaj partie, Adnan Rrustemi ka pretenduar sonte se arrestimi i kryeshefit ekzekutiv të KEK-ut, Nagip Krasniqi, është bërë me porosi. Krasniqi dyshohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Për këtë, ai ka drejtuar gishtin kah prokurorët. Sipas tij, këta të fundit nuk kanë ngritur asnjë aktakuzë për kohën kur ishin vendosur barrikadat në veri të vendit, por iu hodhën Krasniqit të LVV-së.

“Asnjë aktakuzë e arrestim për një muaj me 16 barrikada në veri, asnjë aktakuzë për qindra dosje të dorëzuara, e mos të flasim që deri para dy viteve ishin aty ku janë si prokurorë për të mbrojtur korrupsionin përmes aktakuzave qëllimisht të dobëta, por ju hodh sipër kryeshefit të KEK-ut nga LVV”, shkroi Rrustemi në Facebook.

“Me porosi atëherë, me porosi gjithmonë, me porositës të njëjtë”.

Edhe Sali Zyba ka komentuar arrestimin e drejtorit të KEK-ut, Nagip Krasniqi i arrestuar nga Policia e Kosovës nën dyshimin për keqpërdorim të detyrës zyrtare. Zyba ka thënë se në mungesë të dëshmive këtë veprim e merrë me rezerva, megjithatë ai ka shtruar pyetjen se pse nuk ka pasur veprimet të tilla edhe në të kaluarën.

“Këtë veprim të Policisë së Kosovës në mungesë të dëshmive dhe argumenteve pe marrë më rezervë.

Pikëpyetjet e mija janë se meqë se ka pas dëshmi jo dilema e pikëpyetje në këto tender që ka qenë një farë praktike edhe në të kaluarën kësi veprime nuk ka pasur në kaluarën”, ka thënë Zyba në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë 1.

Zyba ka thënë se pret rezultate nga ky rast në të kundërtën ngritën dilema.

“Unë pe vlerësojë si veprim po pres rezultat në të kundërtën më ngrit dilema tjera, si u bë që në këtë ndërmarrje asnjëherë mos më pas kësi veprime për kundër që sheshazi keqpërdorimeve të deri tanishme”, ka thënë ai.

Koordinatorja e Komiteteve, Dejona Mihali ka reaguar pas arrestimit të kryeshefit të KEK-ut.

Mihali ka paralajmëruar edhe shumë urdhra të tjera nga Prokuroria Speciale. Ajo ka sulmuar prokurorin Blerim Isufaj, i cili nuk është dekretuar as pas një viti nga Presidentja e vendit si kryeprokuror.

“Do të shihni këto javë e muaj shumë urdhra nga Prokuroria Speciale. Vjet në këtë kohë bën shumë përpjekje. Shumë hetime, shumë vepra të vjetra të aksioneve tona politike, çdo deklaratë të vitit 2020 për ministrat e kthyen në hetim.

Pas një viti prapë. Prokuroria Speciale e Blerim Isufajt në veprim.

Pse do të thoni ju? Kur ja heq një herë në jetë fletëarrestin kryekriminelit Millan Radojciq çka mendoni ju se mund të bëj tjetër një prokuror si Blerim Isufaj përveçse të zhytet edhe më thellë në ujra të zeza”, ka thënë Mihali.

Postimi i plotë i Mihalit:Do të shihni këto javë e muaj shumë urdhra nga Prokuroria Speciale.

Vjet në këtë kohë bën shumë përpjekje. Shumë hetime, shumë vepra të vjetra të aksioneve tona politike, çdo deklaratë të vitit 2020 për ministrat e kthyen në hetim.

Pas një viti prapë. Prokuroria Speciale e Blerim Isufajt në veprim.

Pse do të thoni ju? Kur ja heq një herë në jetë fletëarrestin kryekriminelit Millan Radojciq çka mendoni ju se mund të bëj tjetër një prokuror si Blerim Isufaj përveçse të zhytet edhe më thellë në ujra të zeza.

Por qesh mirë kush qesh i fundit. Prokuror Elezin e detyruan të braktiste Kosovën se nuk ua ‘pastroji’ rastin VETERANËT. Po ne nuk ikim. Jemi shumë. Edhe të vendosur.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    154 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë