Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Profesoresha angleze: Gjyqi ndaj Hashim Thaçit në Hagë, nuk do të ulë tensionet në Ballkan

20/04/2023 - 10:31
në Lajme
A A
Profesoresha angleze: Gjyqi ndaj Hashim Thaçit në Hagë, nuk do të ulë tensionet në Ballkan
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

nine Natalya Clark ”The Conversation”

Ish-presidenti i Kosovës dhe një nga anëtarët themelues të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Hashim Thaçi, është përshkruar si “një nga figurat kyçe” në historinë e re të vendit. Ai u zgjodh kryeministër në janarin e vitit 2008, dhe shpalli pavarësinë e Kosovës një muaj më vonë.

Kur vizitoi Shtëpinë e Bardhë në vitin 2010, Joe Biden, në atë kohë zv/president i SHBA-së, e etiketoi Thaçin si “George Washington i Kosovës”. Por tani Thaçi së bashku me 3 ish-udhëheqës të tjerë të UÇK-së (Rexhep Selimi, Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi), është duke u gjykuar në një gjykatë speciale në Hagë.

Ai është pjesëtari më i lartë i UÇK-së që po ndiqet penalisht. Dhomat Speciale të Kosovës dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar, janë krijuar që në vitin 2015 falë një marrëveshje ndërkombëtare të ratifikuar nga Kuvendi i Kosovës, si një instrument hibrid i drejtësisë me gjyqtarë, prokurorë dhe personel gjyqësor ndërkombëtar, që veprojnë në kuadër të ligjit të Kosovës.

Ata kanë juridiksion mbi krimet e luftës, krimet kundër njerëzimit dhe krimet e tjera sipas ligjit të Kosovës, të ndodhura gjatë periudhës 1 janar 1998- 31 dhjetor 2000. Thaçi dhe tre të pandehurit e tjerë, janë akuzuar secili me nga 6 akuza për krime kundër njerëzimit (përfshirë persekutimin, torturën dhe vrasjen) dhe 4 akuza për krime lufte (përfshirë arrestimin dhe ndalimin e paligjshëm dhe arbitrar, trajtimin mizor dhe vrasjen).

Sipas aktakuzës kundër 4 ish-drejtuesve të lartë të UÇK, ata ishin pjesë e një ndërmarrjeje të përbashkët kriminale (NPK) dhe “ndanin qëllimin e përbashkët për të fituar dhe ushtruar kontroll mbi të gjithë Kosovën duke përfshirë frikësimin e paligjshëm, keqtrajtimin, kryerjen e dhunës ndaj dhe largimin ata që konsiderohen kundërshtarë”.

Këta “kundërshtarë” supozohet se përfshinin pakicat etnike (serbë, romë dhe të tjerë), si dhe shqiptarë etnikë që nuk e përkrahnin UÇK-në. Aktakuza i referohet përgjegjësisë së të pandehurve për shkak të pozitave të tyre të larta drejtuese brenda UÇK-së, për krimet e kryera nga persona që ishin nën kontrollin e tyre.

Thaçi është deklaruar i pafajshëm, dhe ka thënë se pret të lirohet nga të gjitha akuzat. Edhe të pandehurit e tjerë kanë mohuar çdo faj në raport me atë që Krasniqi tha se ishte “ndërmarrje e përbashkët çlirimtare dhe ndërmarrje shtet-formuese”.

Selimi është shprehur para gjykatës se ai “luftoi kundër pushtuesit serb që i solli vendit tim vetëm të këqija:vrasje, shpërngulje, poshtërim dhe gjenocid”. Edhe Veseli i ka mohuar akuzat. Një nga akuzat ndaj Thaçit dhe 3 të pandehurve të tjerë, është se ata ishin të përfshirë në trafikimin e organeve njerëzore.

Por në aktakuzën kundër Thaçit dhe të bashkëpandehurve të tij, nuk ka asnjë referencë për këtë. Pretendimet për trafikimin e organeve u bënë për herë të parë në vitin 2008 dhe u hetuan nga Dick Marty, një politikan dhe ish-prokuror zviceran.

Raporti i Martit për Këshillin e Evropës , i botuar në janarin e vitit 2011 e sfidoi “imazhin e shumëpërfolur të UÇK-së si një ushtri guerile që luftoi trimërisht për të mbrojtur të drejtën e popullit të saj për të banuar në territorin e Kosovës”.

Ai pretendoi se gjeti prova të një “grupi robërish të luftës”, të cilët “u dërguan në Shqipërinë Qendrore për t’u vrarë menjëherë, dhe me pas iu hoqën veshkat në një klinikë të improvizuar operative”. Në mesin e shqiptarëve të Kosovës ka një kundërshtim të fortë ndaj këtij procesi.

Mijëra protestues kanë dalë në rrugët e Prishtinës , duke mbajtur pankarta me imazhet e 4 burrave dhe slogane si “Liria ka një emër” dhe “Mos i barazoni viktimat me kriminelët”. Demonstrues janë mbledhur edhe para sallës së gjyqit në Hagë. Sipas një këshilltari të lartë ligjor në Institutin e Kosovës për Drejtësi, është e rëndësishme që gjykimi të kuptohet si një rast “kundër disa individëve të ish-UÇK-së, dhe jo gjykim kundër UÇK-së apo vlerave që përfaqëson populli i Kosovës”.

Megjithatë, shumë shqiptarë të Kosovës nuk kanë gjasa ta bëjnë këtë dallim. Përkundrazi ata e shohin gjyqin si një aktakuzë ndaj të gjithë përpjekjeve të luftës së shqiptarëve të Kosovës.

Protesta të ngjashme shpërthyen në Kroaci në vitin 2011 kundër gjyqit ndërkombëtar dhe dënimit (të rrëzuar në apel në vitin 2012) ndaj ish-gjeneralëve kroatë të luftës Ante Gotovina dhe Mladen Markač në Gjykatën Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë (ICTY) (krijuar nga Këshilli i Sigurisë i OKB-së në vitin 1993).

Fakti që Thaçi dhe të akuzuarit e tjerë gëzojnë mbështetje dhe popullaritet të madh, mund t’i pengojë disa dëshmitarë të dëshmojnë kundër tyre. Në fjalën e tij hyrëse në gjyq, ushtruesi i detyrës së prokurorit specialist Alex Whiting theksoi se “shumica e viktimave të të akuzuarve ishin shqiptarë të Kosovës”.

Përvoja e mëparshme sugjeron se mund të jetë e vështirë të dalin dëshmitarë në këtë proces. Procesi i vitit 2008 kundër 3 ish-anëtarëve të tjerë të UÇK-së (Ramush Haradinaj, Idriz Balaj dhe Lahi Brahimaj) raportoi “vështirësi të konsiderueshme në sigurimin e dëshmisë së një numri të madh dëshmitarësh”.

Ai shtoi se “shumë dëshmitarë përmendën frikën si arsyen kryesore pse nuk duan të paraqitjen para Dhomës Gjyqësore për të dhënë dëshmi”. Raporti i Këshillit të Evropës nga Dick Marty, i referohej fakti se shoqëria shqiptare e Kosovës është “ende shumë e orientuar drejt besnikërisë ndaj klanit”.

Ai gjithashtu theksoi “frikën, shpeshherë deri në pikën e terrorit, të cilën ne e vumë re tek disa nga informatorët tanë sapo u hap çështja e hetimit tonë”. Gjyqi ndaj Thaçit dhe të bashkëpandehurve të tij, pritet të zgjasë deri në 6 vjet. Më shumë se 20 vjet pas kryerjes së krimeve të supozuara, ekziston mundësia, të paktën për disa nga viktimat e UÇK-së, për një lloj zgjidhjeje, sado e vonuar, e papërsosur dhe e paplotë qoftë ajo.

Por edhe nëse të akuzuarit shpallen përfundimisht fajtorë, është e sigurt të thuhet se çdo dënim do të ketë pak ndikim në mënyrën se si ata do të konsiderohen gjerësisht në

Kosovë dhe Shqipëri. Provat e dhëna në gjyq mund të ofrojnë një pamje më të plotë të këtyre ngjarjeve historike, por ato nuk do të rrëzojnë narrativat ekzistuese. Interpretimet konkurruese të së kaluarës, janë dhe do të mbeten një nga trashëgimitë afatgjata të Luftës së Kosovës./Albeu

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë