Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Tahiri: Kryeshefi i KEK Nagip Krasniqi është vegël e Albin Kurtit e Martin Berishës

20/04/2023 - 11:07
në Lajme
A A
Tahiri: Kryeshefi i KEK Nagip Krasniqi është vegël e Albin Kurtit e Martin Berishës
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Shefi i GP-së së PDK-së, Abelard Tahiri, deklaroi se PDK nuk do të qëndrojë në seancë sepse sipas tij është e pakuptimtë të diskutohen çështje të tjera kur iu mohohet një debat parlamentar për arrestimet e djeshme.

Tahiri ka kërkuar raportimin e ministres, për arrestimin e Krasniqit. Gjithashtu ka theksuar se në komisionin hetimor parlamentar kanë nxjerrë në pah një seri keqpërdorimesh të kryeshefit të KEK-ut.

“Është hera e parë që KEK drejtohet nga një zyrtar i lartë i një partie politike. Pra nga drejtuesi i komitetit për energji të LVV-së, Nagip Krasniqi, personi në fjalë është arrestuar dje. Në kuadër të komisionit hetimor parlamentar që kemi punuar për 6 muaj, kemi njxerrë në pah një mori të abuzimeve e keqpërdorimeve të kryeshefit të KEK. Pra njëjti ka subvencionu fatura të energjisë lektrike pa vendim të bordit, drejt një kompanie private si KESCO dhe KEDS, ka negociu tendera njëburimor si drejtues i kompanisë energjetike më të madhe në vend, i njëjti ka ushtru ndikim mbi personat zyrtarë, i njëjti ka pas konflikt interesi, të gjitha këto janë raportuar në kuadër të komisionit hetimor parlamentar”, tha Tahiri, transmeton Express.

Tahiri u shpreh se Nagip Krasniqi kishte lidhje direkte me kryeministrin Kurti.

“E kemi pa një tëndencë të vazhdueshme të Qeverisë, për të mbrojtë një person jashtëzakonisht të fuqishëm edhe në kuadër të komisionit e kemi pa fuqinë e tij politike dhe atij nuk i bënte përshtypje fare as Zyra e Rregullatorit të Energjisë, as ministrja e Energjisë, as debatet parlamentare sepse kishte një lidhje direkte me kryeministrin Kurti dhe ndjente një siguri të fuqishme, pikërisht në abuzimet që i bënte në vazhdimësi dhe kur ne i thonim sesi vepron një kryeshef i KEK në kundërshtim me zyrën e Rregullatorit të Energjisë Elektrike, ai thoshte kështu jam unë, jan rregullat që i përcaktoj unë sepse unë e drejtoj KEK”, tha ai, transmeton Express.

Tahiri paralajmëroi se në vijim do të denoncojnë keqpërdorimet, “me një seri shkeljesh si drejtues i KEK”, tha ai për Krasniqin.

Më pas tha se Krasniqi është vegël e ambasadorit Martin Berishaj e kryeministrit Albin Kurti.

|”Ajo që është kupola e krejt kësaj e ka një emër, është Martin Berisha, i cili ka menaxhu me tendera njëburimore. Z.Krasniqi është vegël e Albin Kurtit dhe Martin Berishës në këtë proces, i cili është shkëputë nga ky zingjir që do të jetë e pamundshme që të lidhet dhe të vazhdojë ky abuzim”, tha ai.

I njëjti bëri thirrje që ambasadori Berisha të thirret para drejtësisë.

“Ambasadori në fjalë e menaxhon këtë krim në kuadër të energjisë, Martin Berishaj të sillet para drejtësisë dhe të jap përgjegjësinë për abuzimet me energjinë”, tha ai.

“Nuk do të vazhdojmë të qëndrojmë në seancë, sepse është e pakuptimtë, kur na mohohet një debat parlamentar për arrestimet e djeshme”, përfundoi ai

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    154 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë