Sikurse në qytete tjera, edhe në Skenderaj shumë qytetarë të besimit Islam kanë falë namazin e Fitër Bajramit.
Pjesëmarrje masive në fallen e Fitër Bajramit ka pasur edhe në xhaminë që mbanë emrin e heroit Shaban Jashari, transmeton Veriu info.
Biri i familjes heroike Jashari, Bekimk, përmes një postimi ka treguar se pas namazit më kullën heroike kanë pritur mysafirë.
Postimi i plotë:
Pas namazit të Fitër Bajramit, bashkë me mixhën Rifat pritëm në Prekaz Këshillin e Bashkësisë Islame, dega në Skenderaj, me kryetar Ibrahim Hoti.
Kjo festë na bashkon dhe na rikujton misionin që kemi në këtë botë, ta duam e respektojmë njëri-tjetrin për hirë të Zotit dhe bashkërisht të ecim
para në rrugën e drejtë.
Besimtarë të besimit islam urime Fitër Bajrami, Allahu ua pranoftë agjërimin dhe lutjet tuaja!
Në këtë festë të madhe të jemi solidarë ndaj njëri-tjetrit dhe atyre që kanë nevojë për mbështetjen tonë.
Të kujtojmë e nderojmë dëshmorët dhe martirët e lirisë, ti vizitojmë e ndihmojmë jetimat dhe familjarët e tyre.
Urime!













