Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Ish-bashkëpartiakët e kritikojnë Kurtin për dialogun: Hoqi dorë nga njohja, takimi i majit është formal

22/04/2023 - 09:03
në Lajme
A A
Ish-bashkëpartiakët e kritikojnë Kurtin për dialogun: Hoqi dorë nga njohja, takimi i majit është formal
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ish-bashkëpartiakët e kritikojnë Kurtin për dialogun: Hoqi dorë nga njohja, takimi i majit është formal

Takimi i 2 maj ndërmjet kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit serb Aleksandar Vuçiq, do të jetë vetëm formal.Kështu të paktën po vlerësojnë ish-bashkëpartiak të Kurtit, pasi sipas tyre, në takim do të diskutohen modalitetet dhe proceduat për zbatim të marrëveshjes së Ohrit.
Sipas tyre Kosova në këtë marrëveshje ka bërë kompromise dhe nuk e ka fituar qëllimin kryesor që ka pasur, njohjen nga Serbia.Ish-deputeti i VV-së, Afrim Kasolli, tha se në këtë takim pritet ndonjë dakorkim për përshpejtimin e dinamikës së zbatimit të marrëveshjes, por që kjo varet edhe nga zhvillime politike që po e shoqërojnë Kosovën.
“Sipas të gjitha gjasave në takimin i cili është paraparë që të mbahet në maj ndërmjet dy liderëve, do të diskutohet me modalitetet dhe procedurat e zbatimit të marrëveshjes së Ohrit. Tashmë është bërë publike që është krijuar edhe komisioni vlerësues për zbatimin e këtyre marrëveshjeve dhe ky takim mund të ndodh që do ta hap rrugën dhe do të shërbej si një intensiv e dinamikës së zbatimit të aneksit të marrëveshjes. Mund të pritet vetëm a do të përshpejtohet dinamika e zbatimit të saj, mirëpo kjo do të nvaret nga disa zhvillime paraprake politike që po e shoqërojnë Kosovën”, tha ai.Kasolli tha se kompromise madhore kanë ndodhur në marrëveshjen e Ohrit, kjo pasi sipas tij. Kosova nuk e ka fituar qëllimin kryesor të saj që e ka pasur, njohjen nga Serbia.

“Kompromiset kanë ndodhur sipas të gjitha gjasave, kjo është një marrëveshje, shënon një kompromis të Kosovës në raport me Serbinë dhe të njëjtën kohë nuk është që kemi fituar qëllimin kryesor, të Kosovës njohja nga Serbia. Pra ne jemi të obliguar që ta zbatojmë këtë marrëveshje por në të njëjtën kohë nuk e përfitojmë atë që është vitale për shtetin e Kosovës njohja nga Serbia”, tha ai.Përderisa sekretari organizativ i Partisë Socialdemokrate, Nol Nushi, që dikush ishte pjesë e VV-së, tha se Kosova është duke u futur në një cikël të gjatë e të mundimshme me negociata të vazhdueshme.
Ai tha se Kosova është duke pranuar obligime papasur përfitime.“Qysh po duket tash po futemi në një cikël të gjatë e të mundimshme të negociatave të vazhdueshme. Nuk po kryhet as gjë me marrëveshjen e Ohrit e cila u proklamua si marrëveshje historike, qysh po e shohim zbatimi i saj lë shumë për të dëshiruar. Kosova ka marr obligime të cilat nuk po ka qare pa i zbatuara sepse është zotuar vetë që ka me i zbatuar. E kjo mandej ka me qenë problem sepse po marrim obligime pa pasur përfitim”, tha ai.
Nushi theksoi se në fillimi të këtij dialogu, prioritet ka qenë që të jetë më njohje në qendër, por sipas tij, tash në qendër është formimi i Asociacionit.“Fillimi i këtij dialogu ka qenë dialog për njohjen në qendër, ajo më nuk ekziston dhe në qendër të marrëveshjes është themelimi i Asociacionit. Çka është e qartë është se Qeveria ka hyrë në këtë proces, ka hyrë në procesin e themelimit të Asociacionit. As kush nuk e din se kur do të lëshohet dokumenti për themelimin e tij, por logjikën po e dimë, fundin e këtij procesi e dimë”, tha Nushi.

JU REKOMANDOJMË

PDK e AAK i bëjnë thirrje partisë fituese: Kthehuni në Kuvend, ndaleni bllokadën institucionale

PDK e AAK i bëjnë thirrje partisë fituese: Kthehuni në Kuvend, ndaleni bllokadën institucionale
01/09/2026 - 09:09

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe Aleancës kanë mbajtur sërish aksion para objektit të Qeverisë së Kosovës, duke kërkuar konstituimin e Kuvendit dhe funksionalizimin e institucioneve...

Më shumëDetails

Kadrijaj flet për marrëveshjen VV-LDK: S’ka transparencë, Kurti të kthehet në Kuvend

Kadrijaj flet për marrëveshjen VV-LDK: S’ka transparencë, Kurti të kthehet në Kuvend
01/09/2026 - 08:56

Deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj, gjatë aksionit të sotëm para Qeverisë së Kosovës, ka folur rreth marrëveshjes së arritur mes VV-së dhe LDK-së për presidentin. Ajo tha se...

Më shumëDetails

Plani i Trumpit zemëron Evropën: Uashingtoni u dërgon miliona dollarë mediave të krahut të djathtë

Plani i Trumpit zemëron Evropën: Uashingtoni u dërgon miliona dollarë mediave të krahut të djathtë
01/09/2026 - 08:45

Administrata e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, planifikon të ndajë 4 milionë dollarë për të forcuar mediat e krahut të djathtë në Evropë, pjesë e një pakete më...

Më shumëDetails

Kjo është gjendja e fundit në pikat kufitare të Kosovës

20 minuta pritje për të dalë nga Kosova
01/09/2026 - 08:30

Sipas të dhënave të fundit për fluksin në pikat e kalimit kufitar, qarkullimi i automjeteve po zhvillohet pa vonesa të mëdha Në shumicën e pikave kufitare, hyrjet dhe...

Më shumëDetails

Gjendet e mitura që ishte raportuar e zhdukur në Pejë – Policia e gjen duke shëtitur në qytet

U nis për në shkollë e nuk u kthye më, babai njofton se i është zhdukur vajza 12 vjeçare
01/09/2026 - 08:19

E mitura R.H., 15-vjeçare, e cila ishte raportuar e zhdukur në Pejë, është gjetur sot pas angazhimit të hetuesve policorë. Sipas informacioneve të Sinjalit, rasti lidhet me zhdukjen...

Më shumëDetails

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës bllokojnë sërish hyrjen e Qeverisë

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës bllokojnë sërish hyrjen e Qeverisë
01/09/2026 - 08:08

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës, kanë bllokuar edhe sot hyrjen e Qeverisë. Ditën e sotme i janë bashkuar asamblistë dhe aktivistë nga Anamorava. Ata në orët e mëngjesit...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    155 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë