Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Orban në vizitë të paparlajmëruar në Serbi, bashkë me Vuçiqin vëzhgojnë stërvitjet ushtarake

22/04/2023 - 16:48
në Kryesore, Lajme
A A
Orban në vizitë të paparlajmëruar në Serbi, bashkë me Vuçiqin vëzhgojnë stërvitjet ushtarake
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Liderët populistë të Serbisë dhe Hungarisë kanë vëzhguar stërvitjet ushtarake në Serbi më 22 prill, ku janë shfaqur armë vdekjeprurëse.

Këto stërvitje ushtarake u mbajtën në kohën kur lufta në Ukrainë po vazhdon dhe rajoni i Ballkanit Perëndimor po përballet me tensione.Kryeministri hungarez, Viktor Orban, arriti në Serbi në një vizitë të paparalajmëruar.

Ai u mirëprit nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, që tha se ishte i lumtur që “edhe një herë të mirëpres një mik të madh të Serbisë”.

“Raportet serbo-hungareze janë në nivelin më të lartë në historinë e shteteve tona”, shkroi Vuçiq në Instagram.Të dy liderët mbajnë lidhje politike dhe ekonomike me Rusinë, pavarësisht agresionit të Moskës në Ukrainë. Raportet e tyre me Moskën kanë qenë shkak i mospajtimeve me shtetet evropiane dhe Shteteve të Bashkuara.

Edhe pse Serbia zyrtarisht kërkon të anëtarësohet në Bashkimin Evropian, Vuçiq ka refuzuar t’i bashkohet sanksioneve ndërkombëtare kundër Rusisë, apo që publikisht të dënojë luftën në Ukrainë.Edhe pse Hungaria është anëtar i BE-së dhe NATO-s, Orban ka kritikuar sanksionet ndaj Moskës, që lidhen me luftën.

Qeveria e tij po ashtu ka thënë se nuk do të arrestonte presidentin rus, Vladimir Putin, nëse ai do të hynte në Hungari, pavarësisht se ndaj liderit rus ka një urdhërarrestim të lëshuar nga Gjykata Penale Ndërkombëtare për krime të pretenduara të luftës në Ukrainë.

Stërvitjet ushtarake të së shtunës u mbajtën në një aeroport ushtarak në periferi të Beogradit. Në këto stërvitje u shfaqën avionët luftarakë të prodhimit rus, MiG-29 dhe helikopterët Mil, por edhe sistemet kundërajrore ruse dhe dronët, që Serbia ka pranuar së fundi.

Rritja e arsenalit ushtarak të Serbisë ka rritur shqetësimet në mesin e disa shteteve fqinje, që kanë shprehur frikën se mund të kërcënohet paqja e brishtë në rajonin që ishte mbërthyer nga luftëra të përgjakshme në vitet ’90.

Vuçiq tha se komandantët ushtarakë serbë po shikojnë se si po zhvillohet lufta në Ukrainë dhe po planifikojnë blerjet e ardhshme të pajisjeve ushtarake, në përputhje me rrethanat.

“Serbia, asnjëherë në historinë e saj nuk ka pasur ushtri më të fortë”, tha Vuçiq.

Stërvitjet ushtarake u mbajtën një ditë para mbajtjes së zgjedhjeve të jashtëzakonshme lokale në veri të Kosovës, shtet që ka shpallur pavarësinë më 2008. Serbia nuk e njeh Kosovën si shtet të pavarur.

Mbajtja e zgjedhjeve në veriun e Kosovës, të banuar me shumicë serbe, kanë rritur frikën për incidente të mundshme. Partia kryesore e serbëve në Kosovë, Lista Serbe, nuk merr pjesë në këto zgjedhje dhe ka bërë thirrje për bojkotimin e tyre./REL/

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë