
Drejtoresha e shoqatës “Heroina”, Shkurte Haxhiu, ka bërë të ditur se falë donancionit që ka marrë nga Halil Kastrati është mundësuar dhënia e shumë pajisjeve ortopedike për personat të cilat kanë pengesa në të ecur.
“Këto pajisje i kam marrë donacion nga Halik Kastrati dhe do të dhurohen gatisë për të gjithë personat që kanë nevojë.
Adresa jonë është tek Zona Industriale në Prishtinë- Rrethi i Ismetit apo edhe mundë të më kontaktojnë në numrin 0383-0450- 747- 003”, ka thënë ajo për gazetën “Epoka e re”.
Gjeni të bashkangjitur dhe njoftimin e plotë në profilin e Haxhiut në “Facebook”:
Në këtë muaj të solidaritetit, sakrificës, bamirësisë, kënaqësisë e ngritjes shpirtërore, lus Zotin e plotfuqishëm të na begatoj me mirësi dhe shëndet. Falënderoj humanistin e pashembull Z. Halil Kastrati për donacionin me paisje të ndryshme si karrocave, shëtitoreve, mbajtësve, pampersave e shumë pajisje të tjera, për Shoqatën Heroinat, që do ndihmojnë sadopak njerëzit me aftësi të kufizuar, të cilët nuk duhen lënë anash asnjëherë, por duhet të përkrahen në vazhdimësi. Mbështetja e vazhdueshme e mikut tim Edi Sefedini i cili është për tu admiruar dhe falënderuar gjithashtu. Zinxhiri i shoqërisë në interes të komunitetit me ngjyrat e humanizmit është ajo që plotëson konceptin njeri.
Zoti i’u dhashtë atë që gjithmonë keni kërkuar 🤲.
Gjithë ju që keni mundësi bëni fotot share që të kenë mundësi nevojtarët ta gjejni adresën për t’i dhuruar këto paisje
Shkurta Haxhiu












