Një grabitje nën kërcënim me thikë ka ndodhur në fshatin Gushavc të Mitrovicës.
Mësohet se viktima ishte punëtor i një restoranti, i cili ishte duke kryer disa porosi ushqimi pas mesnatës, raporton Veriu info.
“Viktima mashkull kosovar, punëtor i një restauranit, ka raportuar se derisa ka qenë duke i kryer disa porosi ushqimi, dy persona të panjohur të maskuar dhe nën kërcënimin e thikës i kanë grabitur ushqimin, pazarin ditore në vlerë 120€ dhe dy telefona. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftimin e policisë.












