
Katër komunat veriore të Kosovës sot votojnë për të zgjedhur kryetarët e rinj, raporton Gazeta Online Veriu.info.
Procesi zgjedhor deri tani ka shkuar në rregull, pa ndonjë incident të theksuar.
Në qendrën e votimit në Kodrën e Minatorëve në Mitrovicën Veriore janë të regjistruar rreth 550 persona me të drejt vote.
Ekipi i Veriu.info ka qëndruar pranë kësaj qendre duke parë nga afër procesin zgjedhor.
Në qendrën e votimit 3803B deri tani kanë votuar vetëm 12 persona./veriu.info/











