Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kreu i KQZ-së: Procesi zgjedhor në Veri po shkon mbarë, siguria është në nivel

23/04/2023 - 10:39
në Lajme
A A
Kreu i KQZ-së: Procesi zgjedhor në Veri po shkon mbarë, siguria është në nivel
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi, ka dhënë një deklaratë para mediave nga një qendër e votimit në Veri, raporton Express.

Ai tha se procesi zgjedhor është duke shkuar në rregull dhe se nuk ka ndonjë problem. Radoniqi u bëri thirrje qytetarëve të komunave veriore që ta ushtrojnë të drejtën e tyre për votë.

“Unë si kryesues i KQZ-së bashkë me anëtarët Arianit Elshani, Sami Kurteshi dhe kryeshefin Burim Ahmetaj erdhëm me i vizitu qendrat e votimit që janë hapur me kohë dhe pamë që procesi po shkon në rregull, nuk ka ndonjë problem. Gjithashtu dua të ftoj të gjithë qytetarët e komunave veriore që të dalin në zgjedhje në mënyrë që të ushtrojnë të drejtën e tyre për votë dhe në këtë mënyrë të zgjedhin përfaqësuesit e tyre dhe të ndërtojnë institucionet legale demokratike. Ne si KQZ siç kam deklaruar më herët kemi ndërmarrë të gjitha masat, në bashkëpunim me policinë, që ky proces të shkojë në rregull, të ketë qetësi, të hapen vendvotimet, të gjitha janë hap me kohë siç është paraparë dhe gjithçka ka shkuar sipas planit. Po shpresojmë që i gjithë procesi të përfundojë i qetë. Prapë dua të bëj thirrje qytetarëve që të dalin të votojnë në mënyrë sa më masovike që është e mundur dhe të zgjedhin përfaqësuesit e tyre”, tha ai.

Radoniqi u pyet se sa është numri i personave që kanë votuar deri më tani.

“Saktëisht nuk mund të them tani, por aq sa munda të kuptojë në këtë qendër të votimit kanë dalë rreth 60 persona”, u përgjigj ai,

Gazetarët kanë raportuar që nuk po lejohen të filmojnë brenda qendrave të votimit. Ai tha se nuk ka urdhër nga KQZ për një gjë të tillë.

“Të jemi të qartë, nuk ka urdhër për mos me i leju mediat. Mediat janë të lira me marr filmime në qendrat e votimit dhe nga kontejnerët. Ka qenë një konfuzion mes doracakut, por çdo gjë është e qartë tani. Ne nuk kemi dhënë urdhër, nuk ka urdhër me u largu mediat, ndoshta ka ndonjë keqkuptim”, deklaroi ai.

Kreu i KQZ tha se sipas informacioneve që ka “siguria është në nivel”.

Ai tha se kontejnerët kanë qenë zgjidhja më e përshtatshme për shkak të rrethanave.

“Kontejnerët kanë qenë një zgjidhje më e përshtatshme duke pasur parasysh rrethanat që janë krijuar. Unë nuk besoj që përdorimi i kontejnerëve do të jetë pengesë në votim. Qytetarët janë të lirë, kanë qasje në këto qendra të votimit, kontejnerë. Është mundësi që KQZ ua ofron qytetarëve që të votojnë përmes kontejnerëve”, tha ai. /Express/

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë