Katër komunat veriore të Kosovës sot votojnë për të zgjedhur kryetarët e rinj, raporton Gazeta Online Veriu.info.
Procesi zgjedhor deri tani ka shkuar në rregull, pa ndonjë incident të theksuar.
Ekipi i Veriu.info po qëndron në qendrën e votimit në Bërnjak të Zubin Potokut.
Qendra e votimit e improvizuar në një kontejner është hapur nga mëngjes, por aty deri tani nuk ka votuar as edhe një person i vetëm.
Mbi 600 votues të regiistruar me tê drejtë vote ende nuk kanë dalë asnjëri nga ta për të votuar./Veriu.info/












