Katër komunat veriore të Kosovës sot votojnë për të zgjedhur kryetarët e rinj, raporton Gazeta Online Veriu.info.
Procesi zgjedhor deri tani ka shkuar në rregull, pa ndonjë incident të theksuar.
Ekipi i Veriu.info po qëndron në shkollën e Çabrës në komunën e Zubin Potokut ku po zhvillohet procesi i votimit.
Në këtë qendër për vizitë ishte edhe prokurorja e shtetit Fetije Bajrami.
Nga 1534 votues të regjistruar që ka kjo qendër, deri tani kanë votuar vetëm 65 persona./Veriu.info/













