Sekretari i Partisë Demokratike të Kosovës, Betim Gjoshi, i ka fajësuar presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti, për pjesëmarrjen e ultë të qytetarëve në zgjedhjet në veri këtë të diel.
Në një postim në Facebook, Gjoshi ka thënë se ata “bënë një kthim mbrapa dhe shkatërrim të asaj që është ndërtuar me mundim të madh”.
“Albin Kurti dhe Vjosa Osmani dështuan! Fatkeqësisht, ky nuk është një dështim personal i tyre, por për Republikën e Kosovës. Sot, Albin Kurti dhe Vjosa Osmani bënë një kthim mbrapa dhe shkatërrim të asaj që është ndërtuar me mundim të madh”.“Sot, Albin Kurti dhe Vjosa Osmani i treguan botës se qytetarët e atyre komunave nuk dëgjojnë Prishtinën, por Beogradin”, shtoi ai.
Gjoshi ka theksuar se vetëm aventurat dhe papjekuria politike e tyre, ka sjellur rrethana të dëmshme për Kosovën.













