Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

A do të mund të betohen dhe t’ia nisin punës 4 kryetarët e rinj të komunave në Veri?

25/04/2023 - 13:34
në Kryesore, Lajme
A A
SKANDALOZE: Serbia tenton fshehtas instalimin e kamerave kineze të gjurmimit në Kosovë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Të dielën e 23 prillit janë mbajtur zgjedhjet në katër komunat veriore të Kosovës. Ky proces u karakterizua me dalje të ulët të qytetarëve, derisa garën e fituan kandidatët shqiptarë. Në Mitrovicë të Veriut dhe Leposaviq fituan kandidatët e Vetëvendosjes, ndërsa në Zveçan e Zubin Potok shumicën e votave i morën kandidatët e Partisë Demokratike të Kosovës. Por për të ushtruar mandatin e tyre, kryetarët e ardhshëm pritet të kenë disa sfida siç është betimi.

Qytetarët e Mitrovicës së Veriut, Leposaviqit, Zveçanit e Zubin Potokut të dielën që shkoi kanë pasur mundësinë që të dalin të votojnë për udhëheqësin e tyre. Si komuna me shumicë serbe për të cilat nuk pat kandidatë nga Lista Serbe, dalja në zgjedhje ishte e ulët, 3,47 për qind. Ndonëse numri i votave ishte i ulët, KQZ njoftoi se në dy komuna ka fituar VV e në dy të tjera e para ka dalë PDK. Por kandidatët fitues i presin disa sfida, siç është ajo e betimit.

Kandidati i PDK-së që ka fituar shumicën e votave në komunën e Zubin Potokut, Izmir Zeqiri, në një bisedë me Gazetën Express ka folur për zgjedhjet e 23 prillit dhe situatën pas zgjedhjeve.

Zeqiri tha se pas certifikimit të rezultateve do të ketë sfida, mirëpo është i bindur që “do t’ia dalin”.

“Ne jemi të kënaqur me rezultatin. Në vendvotimin ku kam votuar edhe vetë, 95 për qind e banorëve rezidentë kanë dalë në zgjedhje… Do të ketë sfida, mirëpo ne do ta bëjmë më të mirën, do të formojmë ekipe kredibile. Ka sfida, mirëpo besoj që do t’ia dalim”, tha ai.

Kryetari i ardhshëm i Zubin Potokut tha se ende nuk kanë informacione se kur do ta bëjë betimin si kryetar i komunës, mirëpo këtë procedurë ai beson se mund ta bëjë në zyret komunale që ndodhen në fshatin Çabër.

“Një pjesë të zyreve komunale i kemi të instaluara në fshatin Çabër, ku janë disa zyre funksionale, dikastere komunale që janë në funksion. Ne nuk e kemi synim as prioritet menjëherë me i marrë objektet, por synimi jonë është që t’i themelojmë kabinetin dhe drejtoritë. Ne jemi të hapur të gjithë, edhe për serbët… Do të shohim, betimin mund ta bëjmë edhe në zyret komunale në Çabër. Besoj që kemi vende ku do të mbahet”, tha ai.

Ai tha se nuk është synim i tyre që t’i marrin objektet komunale menjëherë, por themelimi i kabinetit dhe drejtorive. Zeqiri bëri të ditur se në përbërjen e kuvendit komunal në Zubin Potok shumica janë shqiptarë, derisa kryesuesi është serb.

“Në përbërjen e kuvendit shumica janë shqiptarë, dy janë serbë edhe kryesuesi është serb”, tha ai në dje në Frontal.

Zeqiri tha se ai është i hapur për bashkëpunim me të gjithë, derisa shton se “kanë kapacitete dhe profesionalizëm për ta udhëhequr Zubin Potokun”.

Gazeta Express, qysh prej dje, ka tentuar të marrë një prononcim edhe prej kandidatin të VV-së që e ka fituar komunën e Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq, por i njëjti nuk i është përgjigjur telefonatave të redaksisë.

Për problemet që kryetarë e rinj në Veri mund t’i kenë ka folur edhe Eugen Cakolli nga KDI. Hyrja në objekte komunale, emërimi i drejtorëve dhe ofrimi i shërbimeve janë disa nga sfidat që i presin ata, sipas Cakollit.

“Unë besoj që të gjithë kandidatët pa përjashtim, mbase në një situatë pak më ndryshe në Mitrovicën e Veriut, por në tri komunat më në Veri vlerësoj që kandidatët e zgjedhur, nëse rezultatet certifikohen nga KQZ, do të kenë probleme të hyjnë në objektet komunale e lëre më të emërojnë drejtorë e të ofrojnë shërbime. Në rastin e Mitrovicës së Veriut që ka kompetenca të zgjeruara në fushën e arsimit, shëndetësisë, kulturës dhe emërimit e komandantëve të stacioneve policore. Praktikisht do të jetë gati e pamundur që komunat t’i ushtrojnë mandatet e tyre në përputhje me ligjin”, tha Cakolli dje në emisionin “Frontal” të T7.

Cakolli thotë se ekzistojnë dy kritere, të cilat nëse nuk plotësohen atëherë kryetarët mund t’i humbin mandatet dhe katër komunat të shkojnë prapë në zgjedhje. Bëhet fjalë për betimin dhe paraqitjen në punë.

“Është vështirë e besueshme që këta kryetarë do të arrijnë që deri në fund të vitit 2025, kur u skadon ligjërisht mandati, të mund t’i ushtrojnë mandatet e tyre. Shumë prej tyre mund të mos përmbushin njërin prej kriteret ligjore që është paraqitja në punë të paktën për një muaj me radhë. Në rast se kjo bëhet, ata mund ta humbin mandatin… Sipas ligjit, kryetarët janë të obliguar që brenda 30 ditësh të japin betimin para kuvendit komunal dhe në rast nuk zbatohen këto dy kritere, mandati i tyre përfundon dhe duhet të shpallen zgjedhje të reja”, deklaroi Cakolli.

Kujtojmë që zgjedhjet në Veri u mbajtën pasi Lista Serbe më 5 nëntor vendosi që të largohet nga të gjitha institucionet e Republikës së Kosovës në shenjë proteste ndaj vendimit për targat. Pas dorëheqjes së kryetarëve të komunave në Veri, presidentja Osmani shpalli zgjedhjet për 18 dhjetor, të cilat më pas për shkak të tensioneve në Veri i shtyu për më 23 prill.

Në këto zgjedhje nuk ka marrë pjesë Lista Serbe, të cilët më pas edhe u ka bërë thirrje serbëve lokalë që t’i bojkotojnë zgjedhjet. Kjo ka ndikuar që dalja e qytetarëve të jetë e ulët, 3,47 për qind.

JU REKOMANDOJMË

Veprimtarët shqiptarë të Amerikës rreshtohen pas Sejdiut, afër 30 emra mbështesin zgjedhjen e tij President

Kurti e Abdixhiku janë pajtuar në parim për Bekim Sejdiun President, gjyqtari raportues që rrëzoi Qeverinë e Avdullah Hotit në vitin 2020
01/09/2026 - 09:49

Një grup veprimtarësh dhe përfaqësuesish të komunitetit shqiptaro-amerikan kanë dalë publikisht në mbështetje të kandidaturës së Bekim Sejdiut për President të Republikës së Kosovës, duke u bërë thirrje...

Më shumëDetails

Peci për protestën e komunave: Nuk e kanë hallin e qytetarit, por pazaret politike

Faton Peci ua kthen me të mirë votat mërgimtarëve: Ua kursen 1 euro për parking – parkingje falas për veturat me targa ndërkombëtare
01/09/2026 - 09:37

Komunat e Kosovës sot do të protestojnë në Prishtinë, kundër asaj që e konsiderojnë cenim të kompetencave dhe të drejtave të tyre ligjore nga niveli qendror. Protesta është...

Më shumëDetails

Ky është çmimi i naftës e benzinës sot në Kosovë

Zyrtarët amerikanë paralajmërojnë: Çmimet e naftës do të jenë të larta të paktën deri në korrik
01/09/2026 - 09:18

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka përcaktuar çmimet maksimale të lejuara për shitjen e derivateve të naftës për sot. Sipas vendimit të MINT-it, çmimi maksimal për...

Më shumëDetails

PDK e AAK i bëjnë thirrje partisë fituese: Kthehuni në Kuvend, ndaleni bllokadën institucionale

PDK e AAK i bëjnë thirrje partisë fituese: Kthehuni në Kuvend, ndaleni bllokadën institucionale
01/09/2026 - 09:09

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe Aleancës kanë mbajtur sërish aksion para objektit të Qeverisë së Kosovës, duke kërkuar konstituimin e Kuvendit dhe funksionalizimin e institucioneve...

Më shumëDetails

Kadrijaj flet për marrëveshjen VV-LDK: S’ka transparencë, Kurti të kthehet në Kuvend

Kadrijaj flet për marrëveshjen VV-LDK: S’ka transparencë, Kurti të kthehet në Kuvend
01/09/2026 - 08:56

Deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj, gjatë aksionit të sotëm para Qeverisë së Kosovës, ka folur rreth marrëveshjes së arritur mes VV-së dhe LDK-së për presidentin. Ajo tha se...

Më shumëDetails

Plani i Trumpit zemëron Evropën: Uashingtoni u dërgon miliona dollarë mediave të krahut të djathtë

Plani i Trumpit zemëron Evropën: Uashingtoni u dërgon miliona dollarë mediave të krahut të djathtë
01/09/2026 - 08:45

Administrata e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, planifikon të ndajë 4 milionë dollarë për të forcuar mediat e krahut të djathtë në Evropë, pjesë e një pakete më...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    155 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë