Shefi i GP të PDK-së, Abelard Tahiri thotë se kërkesa e tyre për seancë të jashtëzakonshme në lidhje me arrestimin e shefit të KEK-ut, Nagip Krasniqi u mbështet nga 40 deputetë, raporton GazetaBlic.
Tahiri thotë se do të kërkojnë përgjegjësi për aktualitetin e krijuar me rastin e arrestimit për korrupsion të zyrtarit të lartë të Lëvizjes Vetëvendosje, i emëruar nga pushteti në krye të KEK-ut.
“Sapo dorëzova kërkesën e mbështetur nga 40 deputetë për seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit për nesër nga ora 11:00, ku do të kërkojmë përgjegjësi për aktualitetin e krijuar me rastin e arrestimit për korrupsion të zyrtarit të lartë të Lëvizjes Vetëvendosje, i emëruar nga pushteti në krye të KEK-ut”, shkroi Tahiri.











